Gjilani mposhtet në Podujevë
Futbollistët e Gjilanit në udhëtim në javën së 22-të, të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, kanë pësuar humbje në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me rezultat 2-1.
Skuadra e Gjilanit edhe një herë po dëshmon se është skuadër jo stabile, duke pësuar në ndeshjet vendimtare siç ishte ndaj Llapit në Podujevë.
Në aksionin e parë të vendësve në minutën e parë mbrojtësi i majtë i Gjilanit, sipas arbitrit Fatmir Tahiri kishte luajtur me dorë dhe akordon penallti për vendasit, i pa gabuar ishte Arbnor Ramadani i cili mposht portierin Kenan Haxhihamzën.
Futbollistët e Llapit arrinë në pjesën e parë të shënojnë edhe një herë, në minutën e 38-të, Ersil Ymer ngritë epërsinë nga 5-6 metra në 2-0.
Rast të mirë shënimi vendasit kishin në minutën e fundit të pjesës së parë kur Pefqeli godet shtyllën, e topi rikthehet tek Raboshta i cili gjuan me kokë por jashtë portës.
Futbollistët e Gjilanit kurrsesi në këta minuta nuk gjenin portën e portierit Giacomo Nava i cili ishte mjaft i sigurt, Progni tentoi disa herë nga gjysmë rastet por pa sukses.
Më në fund në minutën e 70-të skuadra e Gjilanit arrinë të shënon, Darko Nikaq shënon nga afërsia për të ngushtuar rezultatin në 2-1, i cili në fund ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, theksoi.
“Stadiumi në Podujevë do të jetë fortes e pa thyer për kundërshtarët. Pjesën e parë luajtëm shumë mirë dhe kemi pasur mundësi të shënojmë edhe 2-3 gol tjerë, pjesën e dytë skuadra mysafirë pati më shumë nga loja, por në fund shënuam fitore të merituar”.
Ndërsa, trajneri i SC Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes deklaroi.
“Unë i kam vërejtjet e mija dhe shpresoj që jam gabim, por penalltia që u akordua për Llapin nuk ekzistoj, referimi nuk ishte i njëjtë, pasi neve na u mohua një penallti e pastër. Pjesën e parë vuajtëm për shkak se pranuam gol në fillim të ndeshjes, por në pjesën e dyte reaguam edhe luajtëm më mirë por nuk patëm fat, ne ende jemi në garë për titull dhe do të luftojmë deri në fund sepse ka ende ndeshje për tu luajtur”./rajonipress/


