UBT

Gjilani mposhtë Feronikelin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit kanë bërë mrekulli duke e mposhtur liderin dhe kampionin aktual Feronikelin me rezultat 1-0.

Skuadra e Gjilanit edhe pse pa 4 futbollistët e saj më të mirë për shkak të vuajtjes së kartonëve u paraqit në mënyrë dinjitoze në derbin e javës së 5 të Superligës së Kosovës.

Futbollistët e Gjilanit në minutën e 4 të ndeshjes e shfrytëzojnë gabimin e mbrojtësit mysafirë Ibrahim Pecit e këtë gabim më së miri e shfrytëzon Betim Haxhimusa i cili nga 13 metra nga këndi gjen portën e poshtme të portierit mysafirë Granit Kolshit duke sjell skuadrën e tij në epërsi në 1-0 çka ky rezultat gjerë në fund të ndeshjes ishte vendimtar i këtij derbi.

Mysafirët në minutën e 25 nëpërmjet Elshanit kanë mund të barazojnë, por Maloku i Gjilanit mbron.

Në minutën e 33 pas një kundërsulmi Dren Gashi i Gjilanit gjuan nga 15 metra por topi kalon pranë shtyllës pingule.

Tre minuta më vonë Zgjim Mustafa nga 30 metra lanson një projektil, por topi kalon mbi shtyllën horizontale të mysafirëve nga Drenasi.

Të njëjtin projektil Gjilanasit nëpërmjet Haxhimusës lansojnë por portieri mysafir Kloshi mbron

Mysafirët kanë mundur shumë lehtë të barazojnë në minutën e 55 kur Ulluri gjuan nga 13 metra por Faton Maloku edhe njëherë dëshmon kualitetet e tij duke mos lejuar të preket rrjeta e tij.

Në minutën e 75 ishte minuta më diskutabile e kësaj ndeshje kur Gjyqtari nga Prishtina Burim Jahmurati akordon pikën e bardhë për mysafirët.

UBT

Së pari futbollisti mysafir Elshani gjuan drejt në gjoksin e mbrojtësit Gjilanas Hasanit por kështu nuk mendoi gjyqtari dhe akordoi pikën e bardhë.

Përgjegjësin e merr ta ekzekuton futbollisti më i mirë Kosovar Mentor Zhdrella e cila gjuajtje përfundon jashtë portës së Malokut.

Gjerë në fund të këtij takimi loja kryesisht u zhvillua në mes të fushës.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Sedat Pajaziti deklaroi:” Zhvilluam një lojë të matur ishim të hendikepuar maksimalisht por këta djelmosha dhanë më të mirën e tyre dhe i përgëzoj për lojën e treguar, skuadra e jonë po tregon se jemi një skuadër të cilën duhet respektuar”.

Nga tabori i mysafireve trajneri Gani Sejdiu deklaroi:” Bëmë një gabim në fillim të ndeshjes patëm edhe një lëndim dhe loja mori kahje tjetër na mungoi efikasiteti por fundi i fundit qenka qenë e shkrume me humb dhe humbëm, Gjilani tregoi se është një skuadër që duhet respektuar”.

Gjilani – Feronikeli 1-0 (0:0)
Golashënues – Betim Haxhimusa min.75
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues:1000
Gjyqtar: Burim Jahmurati, Benon Këpuska, Meriton Berisha e Besnik Batalli.
Kartona te verdh: Maloku, Kastrati, Hasani, Shaqiri (Gjilan), Olluri (Feronikel)

Gjilani: Maloku, Hyseni, Kastarti, Hasani, Kera(Arifi), Shaqiri, Mustafa (Morina), Maliqi, Haxhimusa, Shabani, Gashi.

Feronikeli: Kolshi, Doshlaku, Shala (Bardhi), Gerbeshi, Lladrovci, Peci, Zhdrella, Maliqi (Qorri), Olluri, Elshani , Livoreka(Zeka)./rajonipress/