ARKATANA

Gjilani mposhtë Ferizajin në “Riza Lushta” në Mitrovicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollistët e Gjilanit në javën e 13-të, të zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, për shkak të suspendimit nga organet e Komisionit Disiplinorë të FFK-së, ka arritur ta gjunjëzoj skuadrën e Ferizajit me rezultat të thellë 4-0.

Gjilanasit nuk lejuan befasi si një javë me herët kur u mposht nga Trepca’89 dhe me këtë fitore me dy pikë më pak përcjell Ballkanin e Suharekës në tabelën e klasifikimit.

Pas shumë aksioneve të mira në minutën e 24-të, Busic godet shtyllën pingule të portierit të Ferizajit, Armend Blakqorit.

Dy minuta më vonë në atë të 26-të, sulmuesi Fiton Hajdari në zonë nga një pozitë e mirë shënon për 1-0.

Në minutën e 29-të, së pari mbrojtësi Ferreira gjenë bukur Hajdarin i cili nuk e pati vështirë të shënon për 2-0.

Futbollisti kroat Tomisllav Busic në minutën e 33-të, së pari shmangi një mbrojtës të Ferizajit i cili me goditje të saktë gjenë rrjetën e Blakqorit për 3-0.

Uji Dea

Qendërsulmuesi Busic në minutën e 38-të, nga afërsia godet shtyllën pingule të Blakqorit.

Ferizajasit të vetmin rast e kishin në minutën e 44-të, Dardan Jashari gjuan bukur por nga vija fatale e portës topin e largon mbrojtësi i Gjilanit, Ferreira.

Futbollisti Fiton Hajdari i cili në këtë ndeshje shkëlqeu shënon edhe golin e tretë të tij personal dhe golin e katërt për skuadrën e tij duke shënuar hat- trick nga penaltia ishte i pa gabuar.

Trajneri i “kuq e bardhëve” të Gjilanit, Gentjan Mezani pas ndeshjes ka deklaruar.
“E zhvilluam edhe një ndeshje si mysafirë pas dënimit dhe kjo fitore është e mirëseardhur në këto momente, zhvilluam një ndeshje të mençur dhe suksesi nuk mungoi, ne do të punojmë edhe më shumë për ta përmirësuar lojën tonë duke e ditur se kemi shumë ndeshje për të zhvilluar”.

Me këtë fitore Gjilani pozicionohet në pozitë të dytë me 27 pikë dy më pak se Ballkani në pozitën e parë.

Në javën e 14-të, Gjilani ballafaqohet me Vushtrinë në Vushtrri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.