Gjilani mposht Trepçen’89
Futbollistët e Gjilanit në ndeshjen e javës së tretë, e para në shtëpinë e tyre në Gjilan, kanë mposhtur ekipin nga Mitrovica, Trepçen’89 me rezultat minimal 1-0.
Në një ambient tejet sportiv, futbollistët e Gjilanit me një skuadër të ripërtërirë, në pjesën e parë kanë arritur të shënojnë në minutën e 33-të.
Së pari Nika me një pasim nga 30 metra e gjen sulmuesin Trevin Cesar, i cili me mjeshtri gjen hapësirë për të shënuar nga 14 metra, duke mposhtur portierin Hugo Golas të Trepcës’89.
Në pjesën e dytë, ishte skuadra nga Mitrovica, e cila kërkonte golin e barazimit.
Në minutën e 57-të, Gëzim Rusi pengohet brenda zonës nga Fisnik Papuqi, dhe Genc Nuza akordon penallti për Trepçen’89.
Përgjegjësin për penallti e mori, Martin Mircevski, por goditjen e tij nga pika e bardhë e pret Donat Kaciu.
Trepça’89 tentoj deri në fund të ndeshjes të barazoj rezultatin, por skuadra nga Gjilani u mbrojt mirë dhe në fund shënoj fitoren e dytë në këtë edicion.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti, deklaroi. “Këto janë 3 pikë shumë të vlefshme kundër një kundërshtari shumë të fort. Ekipa e Gjilanit ka potencial edhe më të madh, vetëm duhet edhe pak kohë qe të komponohet ekipa, dhe rezultatet nuk do të mungojnë”./rajonipress/


