Eko Higjiena

Gjilani mposht rivalin e tij Dritën, ndizet tabela e Superligës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rivalët e futbollit Drita e Gjilani ka kohë që nuk janë ndeshur për kreun e tabelës, por pandemia këtë derbi e varfëroi pa prezencën e shikuesve duke i lënë së paku 10 000 shikues jashtë shkallëve të stadiumit.

Para fillimit të ndeshjes futbollistët kanë mbajtur një minutë heshtje për shkak vdekjes së prokurorit, Ismet Ukshinit i cili ishte infektuar me COVID 19.

Futbollistët e Gjilanit në këtë derbi ishin më të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht, gjatë 90 minutave Gjilani ishte më i mirë se kundërshtari i tyre.

Në pjesën e parë të vetmin rast për të shënuar gol e pat Veliu, por gjuajtja e tij me kokë shkon pranë shtyllës pingule.

Në pjesën e dytë në minutën e 54-të, Franc Veliu në mënyrë mjeshtërore gjenë Sebino Plakun e ky me mjeshtri nga 14 metra mposht portierin Maloku 0-1.

Futbollistët e Dritës në minutën shtesë në atë 94-të, kanë mundur lehtë të shënojnë, por Namani i papenguar nga 13 metra gjuan mbi portën e Haxhihamzës.

FIDANISHTJA

Në minutën e 95-të, Gerhard Progni pas një kundërsulmi të shpejt gjenë Adenis Shalën i cili nga 7-8 metra vulos fatin e derbit me rezultat 0-2.

Pas kësaj fitore të Gjilanit, Drita edhe më tutje mban kryesimin në tabelë, ndërsa Gjilani tani ka vetëm një pikë më pak se rivali i saj.

“Bardhekuqët” e Gjilanit kanë bërë një hap gjigant drejt daljes në kupat evropiane por edhe për titull të kampionit.

Forcat Policore të Kosovës të Regjionit të Gjilanit janë parë në një numër të madh të tyre duke siguruar çdo pëllëmbë brenda në stadium dhe jashtë saj.

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas ndeshjes i lumtur ka deklaruar.
“Ne bëmë maksimumin tonë, fituam me plot meritë dhe arritëm të zhvillojmë lojën tonë dhe për këtë jam i lumtur, ndërsa derbi sa herë që fitohet ai i dedikohet tifozëve pasiqë derbi gjithmonë është i tyre. Uroj të vazhdojmë me këmbë në tokë edhe këto dy ndeshje që janë finale”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.