Eko Higjiena

Gjilani mposht Llapin dhe vazhdon të jetë në kreun e tabelës

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Në javën e 11 të Superligës së Kosovës skuadra e Gjilanit në stadiumin e qytetit në Gjilan, ka arritur fitore duke e mposhtur Llapin e Podujevës me rezultat 2-0.

“Bardhekuqët” e Gjilanit edhe pse nuk treguan lojë të mirë gjatë 90 minutave arritën ti fitojnë tri pikë tejet të rëndësishme për të mbajtur hapin në kreun e tabelës.

Futbollistët e Llapit në pjesën e parë ishin tejet të rrezikshëm, ndërsa futbollistët e Gjilanit edhe njëherë treguan se në fazën e sulmit janë jo të koordinuar.

Në minutën e 2-të, Zhdrella për pak sa nuk shënon në portën e Koliqit të Gjilanit.

Dy minuta më vonë Selmani tenton me parabolë por për fat topi shkon mbi portë.

Selmani në minutën e 26-të, gjuan furishëm por portieri Enea Koliqi ishte i vëmendshëm duke shpëtuar portën e tij.

Në minutën e 27-të, pas gabimit të mbrojtjes së Llapit, Fiton Hajdari, me parabolë nga 16 metra mposht portierin Stefan Hoffman 1-0.

Mobi Casa

Futbollistët e Gjilanit edhe në pjesën e dytë nuk ishin aq të rrezikshëm.

Në minutën e 72-të, Progni gjuan nga ndërprerja topin ndalet me dorë nga mbrojtësi Idrizi dhe arbitri Dardan Qaka akordon penallti.

Nga penalltia dështon Fiton Hajdari pasiqë gjuajtjen e tij e mbron Stefan Hoffman.

Dy minuta më vonë Gerhard Progni fillon një kundërsulm nga gjysmë fusha i cili në fund i pason topin Ardit Hilës i cili nuk e pati vështirë ta mposht portierin Hoffman.

Rezultatin ka mundur shumë lehtë ta ngrit Edison Kqiku në minutat shtesë por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës së Hoffmanit.

Pas ndeshjes trajneri i cili po udhëheq Gjilanin në mungesë të trajnerit Gentjan Mezanit, Sallah Sherifi ka deklaruar.
“Edhe në këtë ndeshje kishim mungesa por futbollistët treguan karakter, me këtë karakter të futbollistëve shpresoj ndeshje të mira edhe në javët e ardhshme, ndërsa trajneri Mezani do të rikthehet pas disa ditësh ndërsa unë jam këtu për ti ndihmuar klubit aty ku shfaqet nevoja”.

Gjilani me këtë fitore nga 11 javë të zhvilluara pozicionohet në pozitën e tretë me 20 pikë, 6 më pak se lideri Ballkani me të cilin në javën e 12-të, do të takohet në Suharekë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.