Fundamenti

Gjilani mirëpret Konferencën e parë shkencore regjionale

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të shtunën në Gjilan mbahet për herë të parë Konferenca e parë shkencore regjionale Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, me temën: “E drejta dhe kultura politike faktor ndikues në ndërtimin e shtetit modern”.Flamur Hyseni organizator tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që kjo konferencë të jap rezultatet dhe vlerësimet më të mira.

Konferenca e parë Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi ) me temën: “E drejta dhe kultura politike si faktor ndikues në ndërtimin e shtetit modern” organizohet nga Instituti për studime ligjore dhe demokratike dhe mbahet në Gjilan këtë të shtune.

ARKATANA

Konferenca i zhvillon punimet më datën 20 shtator 2014 në qytetin e Gjilanit duke filluar nga ora 09 :00 dhe përfundon në ora 18:30 tha për rajonipress Flamur Hyseni organizator.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë dhe të paraqiten me punime e fjalë përshëndetëse Lutfi Haziri, Nazmi Maliqi, Arben Dërmaku, Nagip Arifi, Sokol Haliti, Elez Osmani, Arsim Sinan dhe Flamur Hyseni./rajonipress/

Mund të ju interesoj: