FIDANISHTJA

Gjilani mes kantierit dhe pikëpyetjeve: Reagime për ecurinë e projektit në qendër të qytetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Punimet që po zhvillohen në qendrën e Gjilanit kanë nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe personalitete publike kanë shprehur shqetësime lidhur me mënyrën e realizimit të projektit dhe mungesën e informacionit për ndikimin e tij në jetën e përditshme.

Në një reagim publik, u ngritën shqetësime për gjendjen aktuale në qendër të qytetit, duke përmendur gropat e mëdha, prerjen e drunjve, vështirësitë në qarkullim dhe mungesën e transparencës ndaj banorëve dhe bizneseve që preken drejtpërdrejt nga punimet. Sipas këtij reagimi, projekte të kësaj përmase duhet të shoqërohen me informim të rregullt dhe komunikim të hapur me qytetarët.

Diskutimit iu bashkua edhe, Jakup Berisha, i cili e krahasoi situatën me një rast të njohur nga Tirana në fillim të viteve ’90, të njohur si “Gropa e Hajdinit”, duke shprehur frikën se edhe projekti në Gjilan mund të përballet me vonesa të gjata. “Nuk do t’ia dëshiroja Gjilanit një fat të tillë”, shkroi ai.

ARKATANA

Ndërkohë, edhe qytetari Qemajl Rexhepi reagoi ndaj zhvillimeve, duke kritikuar gjendjen e projekteve zhvillimore në qytet dhe duke shprehur pakënaqësi për, sipas tij, ritmin e zhvillimit të Gjilanit në krahasim me komunat e tjera.

Reagimet e fundit pasqyrojnë interesimin e shtuar të opinionit publik për projektin në qendër të Gjilanit dhe kërkesat për më shumë transparencë institucionale, komunikim me qytetarët dhe sqarime mbi afatet dhe ndikimin e punimeve në funksionimin e qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.