UBT

Gjilani merr tri pikë, VAR-i përcakton tri penallti në ndeshje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Në javën e 21-të, Gjilani me vështirësi të madhe ka mposht Dukagjinin pas akordimit të tri penalltive në këtë ndeshje dy për Gjilanin e një për Dukagjinin. Akteri më i dobët i kësaj ndeshje ishte arbitri, Besfort Kosumi, i cili këtë ndeshje e ka ndarë drejtësinë nw mënyrë skandaloze duke i dëmtuar të dy skuadrat në shumë momente.

Kosumi ka referuar tri penallti tejet të lehta në të cilën në futbollin evropian nuk referohen.

Gjilani në dy përballjet e më hershme për pike me Dukagjinin kishin ndarë pikët, ndërsa për Kupë të Kosovës e kishte mposhtur me rezultat 2-1.

Në minutën e 24-të, sulmuesi Gerhard Progni sjell skuadrën e tij në epërsi në 1-0 pas goditjes nga penalltia mposht portierin Haxhihamzën.

Në minutat shtesë të pjesës së parë portieri i Gjilanit, Enea Koliqi ndëshkohet me karton të kuq pasiqë kishte prekur me dorë topin jashtë zonës së tij.

Në minutën e 57-të, mysafirët shënojnë por arbitri Kosumi me ndihmën e VAR-it anulon golin dhe akordon penallti.

Mobi Casa

Nga pika e bardhë ishte i pagabuar Zhdrella i cili mposht Arjon Ymerin, për 1-1. Në minutën e 65-të, portieri Ymeri degazhon një top në thellësi të kundërshtarit, e në mënyrë të palejuar pengohet Progni nga dy futbollist mysafirë, arbitri Kosumi akordon penallti, ku përsëri i pa gabuar ishte Progni i cili për herë të dytë mposht Haxhihamzën.

Mysafirët shumë lehtë kanë mundur të barazojnë në minutën e 78-të, por Jonuzi godet pingulen e Ymerit e ky me vështirësi të madhe largon topin nga vija fundore e tij. Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka deklaruar.

“Kishim pak fat, pasi Dukagjini krijoi rastet e veta. Por kështu e ka futbolli, nganjëherë nuk e do. Fituam duke u mbrojtur dhe duke sakrifikuar. Jam i kënaqur me rekordin që kemi vendosur dhe kjo seri në aspektin psikologjik na ndihmon shumë. Një fitore me një lojtar më pak në fushë, është fitore e madhe. Fizikisht jemi një skuadër e mirë, kemi lojtar me përvojë të madhe dhe kualitet të jashtëzakonshëm. Dukagjini bëri një ndër paraqitjet më të mira prej se është në Superligë dhe më vjen keq, pasi luajtën mirë. I inkurajoj Armend Dallkun dhe Dukagjinin të vazhdojnë tutje dhe t’i marrin ndeshjet një nga një. U dëshiroj suksese në ndeshjet e ardhshme”.

Ndërsa, trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku pas 90 minuta është deklaruar. “Është një humbje shumë e dhimbshme duke pasur parasysh lojën që treguam në fushë. Kundërshtari nuk bëri asgjë, përveç dy penalltive. Ne krijuam raste, qëlluam shtyllën dhe luajtëm shumë mirë. Gradualisht po luajmë mirë dhe jam i lumtur me angazhimin e lojtarëve. I kënaqur me angazhimin por jo edhe me rezultatin, por unë besoj në këtë ekip dhe pres që të kthehemi te rezultatet pozitive. Po ashtu, edhe fati nuk po është në anën tonë por unë jam optimist i madh se do t’i kthehemi rezultateve pozitive”.

Me këtë fitore, Gjilani është ngritur në vendin e dytë me 42 pikë, sa ka edhe lideri Ballkani. Të dielën Gjilani do të udhëtoj në kryeqytet për tu takuar me Prishtinën.