Eko Higjiena

Gjilani merr tri pikë në “Zahir Pajaziti” në Podujevë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në javën e dytë të Superligës së Kosovës në futboll, skuadra e Gjilanit pas humbjes së thellë në javën e parë nga Feronikeli, sot në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ka arritur ta mposht Llapin me rezultat minimal 0-1.

Në fillim të ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje në nder të ish-Presidentit të Gjilanit, Shukri Sylejmani i cili sot ka ndërruar jetë.

Në pjesën e parë kryesisht u zhvillua ndeshje në gjysmë fushat e kundërshtarëve pa raste shënimi, duke mos pasur punë portierët Enea Koliqi i Gjilanit e Nava i Llapit.

Në minutën e 51-të, mbrojtësi Haliti shkakton penallti, ndërsa futbollisti i Gjilanit Fiton Hajdari nuk ishte i saktë nga pika e bardhë duke lëshuar rast tejet të volitshëm.

KKVITI

Dhjetë minuta më vonë në minutën e 62-të, Progni depërton nga ana e djathtë pason bukur gjerë te Darko Nikaq i cili nuk e pati vështirë ta mposht portierin Nava të Llapit.

Në minutën e 68-të, përforcimi i shumë i pritur i Gjilanit, Besar Musolli, inkuadrohet për herë të parë duke mbrojtur ngjyrat “kuqebardhë”.

Në javën e tretë të dielën në Gjilan zhvillohet derbi i javës në mes Gjilanit e Ballkanit të Suharekës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.