UBT

Gjilani merr mirënjohje për bashkëpunim dhe kujdes në fushën e trashëgimisë kulturore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në bashkëfinancim të organizatës nga Suedia, “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”, (CHwB), së bashku me Ministrinë e Kulturës, Komunën e Gjilanit dhe Qendrën për Trashëgimi Kulturore, është arritur të përmirësohet infrastruktura, renovimi dhe restaurimi i objekteve me rëndësi, në fushën e trashëgimisë kulturore në Gjilan.

Kështu sot gjatë ditës është bërë pritja nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, për përfaqësuesit e CHwB-së, të cilët kanë dhënë një mirënjohje për Komunën e Gjilanit, për kujdesin e treguar në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të Gjilanit dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm duke qenë edhe pjesë e bashkëfinancimit të projektit.

Uji Dea

Ndryshe, në mbështetje të forumit lokal të themeluar në Komunën e Gjilanit, përmes këtij programi është hartuar Plani Lokal i Trashëgimisë Kulturore për Komunën e Gjilanit, ku janë identifikuar resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të shërbenin si bazë e zhvillimit ekonomik dhe social.

Në Gjilan, përmes këtij bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi është arritur të ndërtohet ura që lidhet me kalanë në fshatin Pogragjë, në një vlerë prej rreth 75 mijë euro, investimi në muze me rreth 10 mijë euro, pastaj intervenimi në kullën e Kadri Vehbi Zeqirit, në fshatin Zhegër, renovimit të odës së Fevzi Hoxhës në fshatin Cërrnicë, odës së Zekirja Abdullahut në Gjilan dhe restaurime e renovime në disa objekte të tjera nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.