Uji Dea

Gjilani me vështirësi mposhtë Feronikelin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në javën e XI-të, të Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gjilanit ka arritur me mund të madh ta mposhtë Feronikelin e Drenasit me rezultat minimal 1-0. Gjatë 90 minutave futbollistët e Gjilanit kishin pak më tepër nga loja por nuk ishin të rrezikshëm drejt portës së portierit mysafirë Smakiqit.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Krasniqi i cili ishte vetëm para portës së Smakiqit por ky i fundit shpëton portën e tij. Tifozët “Skifterat” në minutën e 20-të, kanë hedhur mjete piroteknike si shenjë proteste për tifozin e tyre Engjëll Smërqaku ku kërkohet drejtësi për zbardhjen e vrasjes së tij.

Në minutën e 27-të, Albert Dabiqaj shënon gol, por i refuzohet me ndihmën e VAR-it pasiqë ishte pozitë jashtë loje ku njeherit në këtë aksion dhe lëndohet.

United Hospital

Golin e fitores Gjilani e shënon në minutën e 64-të, autor ishte Blerim Krasniqi njeherit ishte edhe goli i parë në Superligë duke i siguruar skuadrës së tij tri pike. Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, deklaroi. “Kjo ishte ndeshja më e mirë që ka luajtur Gjilani këtë sezon. Kishim angazhim të madh dhe vetëbesim të plotë. Goli i shënuar nga Blerim Krasniqi më gëzon shumë, pasi ka dhënë kontribut të madh për klubin deri tani. Goli i shënuar ishte i bukur dhe gjithçka shkoi mirë. I patëm disa mungesa sikurse Musolli, Kastrati, Prekazi e Veliu, por duhet të vazhdojmë tutje”.

Gjilani pas 11 ndeshjeve ka tubuar 20 pikë, ndërsa në javën e XII-të, Gjilani takohet me Dukagjini në Klinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.