GRANDEMALL

Gjilani me plan operativ për ndalimin e taksive ilegal

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, përkatësisht Njësinë e Trafikut Rrugor kanë bërë planin operativ për ndalimin e operimit të taksive ilegal.

Lajmi u bë i ditur sot në takimin që nënkryetari Arbër Ismajli pati me komandantin e Stacionit Policor, Alban Ramushi, komandantin e Njësitit Regjional të Trafikut Rrugor, Ismajl Fejzullahu drejtorët komunal, Naser Korça, Nevzad Rushiti e Bekim Bajrami, sikurse edhe kryeshefin e ndërmarrjes Stacioni i Autobusëve, Avni Hajrullahu.

Pas takimit, nënkryetari Ismajli ka konfirmuar se plani operativ do të filloj së implementuari nga nesër, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë me taksi ilegal për shkakun se në vazhdimësi inspektorët komunal, të asistuar nga policia, do të kontrollojnë për leje të operimit dhe në momentin që hasin në taksi ilegal, detyrohet që të gjithë të zbresin kudo që ndalen.

Eco Higjiena

Në takim u tha se Komuna po punon në ndërtimin e vendkalimeve për autobusët dhe taksitë, ndërkaq u bëhet thirrje kompanive të transportit që të respektojnë oraret e nisjes, duke u peronizuar me kohë në Stacionin e Autobusëve.

Përfaqësuesit e policisë në Gjilan kanë shfaqur gatishmërinë e ofrimit të mbështetjes në çdo kohë për Komunën e Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.