Gjilani më në fund gjen trajner në Shqipëri ky është Gentjan Mezani
Gjilan – Pas shkarkimit të trajnerit Sedat Pajaziti, skuadrën “bardh e kuqë” e kishte udhëhequr Alban Hyseni, i cili ishte ndihmës i Pajazitit. Kryesia e Gjilanit tani e një kohë ishte në “gjah” për të sjell një trajner në radhët e saja dhe këtë e arriti qëllimin duke sjell nga Shqipëria, trajnerin Gentjan Mezani nga Vlora.
Mezani 43 vjeçar në karrierën e tij ka udhëhequr Flamurtarin e Vlorës, Laqin dhe Luftëtarin e Gjirokastrës, ndërsa ishte i papunë tani e tre muaj.
Trajnerin nga Vlora, Gentjan Mezani ndihmës do ta ketë Alban Hysenin./rajonipress/


