Eko Higjiena

Gjilani me mund të madh arrin tek fitorja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Futbollistët e Gjilanit në javën e IX-të, me mund të madh ka shënuar fitore ndaj skuadrës së fundit në tabelë Dukagjini me rezultat minimal 1-0.

Gjilanasit gjatë 90 minutave kishin më tepër nga loja, por nuk arritën të shënojnë më tepër se një gol në portën mysafire të Flamur Nezirit.

Në minutën e 8-të, Oltion Rrapa lëndohet rënd dhe në vend të tij inkuadrohet futbollisti i vetëm nga Gjilani, Ylber Kastrati.

Në minutën e 14-të, Bedri Greca gjuan furishëm por golin ja mohon Neziri i Dukagjinit.

Fundamenti

Të gjithë menduan se pjesë e parë do të përfundon me rezultat të bardhë në minutën e 45-të, Tomisllav Busiq me qetësi arrin ta dërgon topin në rrjetën kundërshtare për rezultatin 1-0.

Pjesa e dytë ishte monotone pa raste shënimi, ndërsa në minutën e 85-të, Progni nga goditja e lirë godet horizontalen mysafire.

Për “bardhë e kuqët” e Gjilanit këto tri pikë janë mjaft të vlefshme duke u renditur në tabelë në pozitën e tretë me 18 aq sa ka edhe rivali i saj Drita në pozitën e dytë.

Në javën e X-të, futbollistët e Gjilanit do të ballafaqohen me skuadrën e Feronikelit në Drenas./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.