Hidromorava

Gjilani me meritë shënon fitore në qytetin e Minatorëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Skuadra e Gjilanit në javën e 5-të në Superligën e Kosovës në futboll, me plot meritë ka arritur ta mposht kampionin aktual Trepçën 89 me rezultat 2-1.

Futbollistët e Gjilanit në pjesën e dytë të ndeshjes treguan futboll cilësor duke treguar se në këtë edicion të garave, “bardh e kuqët” e Gjilanit do të jenë një skuadër mjaft e fort.

Vendasit golin e epërsisë e arritën në minutën e 39-të, kur kapiteni Shpëtim Idrizi me gjuajtje të saktë mposht “gardianin” e Gjilanit, Kaciun.

Me të filluar pjesa e dytë qendërmbrojtësi, Ylber Kastrati në minutën e 50-të, shënon eurogol për të barazuar rezultatin 1-1.

Hidromorava

Dhjet minuta më vonë shumë lehtë kanë mundur të shënojnë Gjilanasit, nëpërmjet Haxhimusës, por portieri Hajdini mbron.

Jashari në minutën e 69-të, gjuan furishëm por edhe më bukur shpëton portën e tij, Kaciu.
12 minuta para përfundimit të ndeshjes mbrojtësi i djathtë i Gjilanit, Armend Thaqi shënon gol të bukur duke i siguruar skuadrës së tij tri pik të vlefshëm për pozitat ece para në tabelën e klasifikimit.

Në stadiumin “Riza Lushta” para 1500 shikuesve u tregua futboll cilësor ./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.