RCCOLA

Gjilani me mendje të barazhi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjilani ka vazhduar me paraqitje jo të mira, të cilat po e përcjellin tash e sa kohë. Pas një pjese të parë, që ishte tejet e dobët dhe ku nuk pati asnjë rast shënimi, pjesa e dytë ka qenë më interesante dhe ka pasur dy raste të mira që lojtarët mysafirë që të shënojnë, por që në të dyja rastet individi më i dalluar ka qenë portieri vendas, Maloku.

Megjithatë, Gjilani rastin më të mirë e ka pasur në minutën 83, kur Salih Kosumi gjuajti nga 11 metra, port portieri mysafir Nika, ia doli që të pret me dorë.

Edhe pas këtij barazimi, Gjilani mbetet në pozitën e tretë, pa patur mundësinë që të ngjitet më lartë në tabelë, andaj tashti vetëm po e pret kundërshtarin me të cilin do të ballafaqohet në ndeshjen e barazhit. Ekipi që tash për tashti është kundërshtari më i mundshëm i Gjilanit, është Vllaznimi i Gjakovës, por aty mund të jetë edhe Drita, Drenica apo edhe Istogu.

Gjilani që pas humbjeve nga dy pretendentët kryesorë, Liria e Llapi, tash vetëm me trup është në Ligën e Parë, kurse mendjen e ka te ndeshja e barazhit.

Thanë pas ndeshjes:
Sadullah Ajeti (Gjilani): “Lojtarët sikur nuk po kanë më motiv të luajnë, por po e presin klundërshtarin për ndeshjen e barazhit. Paraqitja e jonë le për të dëshiruar dhe na duhet ende punë”.

Uji Dea

Agron Mecinaj (Ramiz Sadiku): “Jemi të kënaqur me një pikë. Ne nuk luftojmë as për ngritje në ligë as për rënie nga liga, andaj me rezultatin e barabartë jemi të kënaqur”.

Gjilani – Ramiz Sadiku 0:0

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 50. Gjyqtarë: Arben Halilaj, Ndexhmedin Balaj, Fatmir Kiqina. Shënues: . Kartoni i verdhë: Ferati, Shala – Abdullahu, Shala.

Gjilani: Maloku, Hyseni, Shala, Haklaj (Morina), Maliqi (Xhemajli), Jetullahu, Sermaxhaj, Arifi, Sherifi (Kosumi), Ferati, Kastrati. Trajner: Sadullah Ajeti.

Ramiz Sadiku: Nika, Bekaj, Abdullahu,Sh. Rama, Halili, Sinani, Marniku (L. Rama), Koca, Ajzeraj, Baftiu (Shala), Islami. Trajner: Agron Mecinaj. /rajonipress/