ARKATANA

Gjilani me lojë të dobët importon një pikë nga Skenderaji

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Gjilanit në udhëtim në Skenderaj në ballafaqim me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu”, nuk kanë arritur të importon më tepër se një pikë.

“Bardhekuqët” e Gjilanit gjatë 90 minutave topin e kishin më tepër në posedim, por gjatë tërë ndeshjes munguan gjuajtjet drejt portës së portierit vendas Arion Ymerit.

Gjithçka ishte e baraspeshuar gjerë në minutën e 34-të, kur Morina ndal një top me dorë në zonë të rreptësisë gjyqtari Dardan Qaka akordon penalti por pas konsultimit me gjyqtarin e katërt Alban Shala, Qaka anulon vendimin e tij.

Rast të mirë në pjesën e parë, kishte edhe Kurtaj nga një pozitë ideale gjuan por pret Ymeri i Drenicës.

KKVITI

Rastin më të mirë të ndeshjes e kishte Shend Kelmendi ku nga një pozitë ideale dështon për ta mposhtur portierin Ymerin pasi gjuajtja e tij përfundon jashtë vijës fundore.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka deklaruar.
“Duhet të përmirësohemi, nuk mjafton vetëm të posedojmë topin në ndeshje atë duhet finalizuar dhe ne këtë nuk po arrijmë ta bëjmë, duhet të jemi më produktiv dhe më të rrezikshëm para portës kundërshtare, ne kemi edhe disa futbollist të lënduar shpresoj të na rikthehen
sa më shpejt ndërsa Drenica sot u paraqit mjaft mirë”.

Nga katër ndeshjet e zhvilluara Gjilani ka arritur ti tubon 5 pikë.

Në javën e pestë Gjilani është nikoqir i skuadrës debutuese Arbëria./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.