UBT

Gjilani me lehtësi mposht Dukagjinin

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollistët e Gjilanit në javën e 20-të, të Ipko Superligës së Kosovës në futboll, nuk kanë lejuar befasi duke shënuar fitore të lehtë ndaj Dukagjinit në Klinë me rezultat 0-4.

“Bardhekuqët” e Gjilanit serinë e golave e hapin në minutën e parë, futbollisti kroat Tomislav Busiq shënon nga afërsia duke tundur rrjetën e portierit Altik Muhaxhirit 0-1.

Përforcimi dimëror në radhët e Gjilanasve, Sebino Plaku, i vetëm përball portierit Muhaxhiri shënon në minutën e 26-të, për rezultatin 0-2.

Rastin e vetëm “Hithat” e Dukagjinit e kishin në fund të pjesës së parë, ku Arbër Shala për pak sa nuk shënon në portën e Haxhihamzës.

Uji Dea

Në minutën e 72-të, qendërmbrojtësi Franc Veliu me lehtësi ngritë epërsinë në 0-3.

Në minutën e 90-të, Gerhard Progni vulos gjithçka në këtë ndejshje jo të barabartë për rezultatin përfundimtar 0-4.

Me këtë fitore skuadra e Gjilanit po ruan hapin me kreun e tabelës duke arkëtuar 38 pikë./rajonipress/