Gjilani me lehtësi merr tri pikë nga “Xhemajl Ibishi” në Prishtinë
Futbollistët e Gjilanit pas humbjes së ndeshjes së kaluar janë këndellur duke e mposhtur në javën e VIII-të, skuadrën e Flamurtarit me rezultat 1-4.
Për “bardh e kuqët” e Gjilanit, kjo fitore ka një peshë tejet të madhe për kreun e tabelës.
Futbollistët e Flamurtarit ishin ata që në fillim të ndeshjes rrezikuan mjaft seriozisht portën e Kenan Haxhihamzës së Gjilanit por gjuajtjet e Maliqit, Iliovskit e Boshnjakut i ndali me sukses portieri i Gjilanit.
Gjilani në minutën e 20-të, organizon sulmin e parë të rrezikshëm duke shënuar në portën e Selimajt, e këtë më së miri e bën Gerhard Progni i cili me paraboll realizon për 1-0.
Dhjetë minuta më vonë edhe njëherë Progni pas pasimeve të mira arrinë të shënon golin e tij të dytë në këtë ndeshje për 2-0.
Golin më të bukur në këtë ballafaqim e shënon sulmuesi i Gjilanit, Bedri Greca në minutën e 55-të, i cili nga 18 metra gjen rrjetën e Selimajt.
Mysafirët golin e nderit e shënojnë në minutën e 77-të ku me mjeshtri Festim Krasniqi mposht Haxhihamzën e Gjilanit për 3-1.
Fatin e kësaj ndeshje jo të barabartë e vulos Fiton Hajdari në minutën e 88-të pas gabimeve të mbrojtjes së Flamurtarit ngritë epërsinë në 4-1.
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani pas ndeshjes ka deklaruar.
“Jemi përgatit për këtë ballafaqim, u mobilizuam dhe ja arritëm ti marrim tri pikë të mëdha dhe këto pikë për ne janë shumë të rëndësishme për vijimin e kampionatit”.
Gjilani nga 8 javët e zhvilluara ka tubuar 15 pikë duke u ngritur në pjesën e sipërme të tabelës.
Ndërsa në javën e IX-të, Gjilani është nikoqir i Dukagjinit./rajonipress/


