Gjilani me lehtësi kalon sfidën me Vushtrrinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në praninë e 1500 shikuesve bindshëm kanë mposhtur skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 2-0, duke dëshmuar se “bardh e kuqët” e Gjilanit në këtë kampionat do të jenë në pjesën e epërme të tabelës.

Në minutën e 12-të, Oltion Rapa i Gjilanit, ju bëri me dije mysafireve se pikët do të mbesin në Gjilan ku nga 16 metra godet pingulen e Manxhollit të Vushtrisë.

Tetë minuta më vonë në minutën e 20-të, qendërsulmuesi i Vushtrisë Jasmin Raboshta nga 18 metra godet horizontalen e Haxhihamzës së Gjilanit.

Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë Greca në pasimin e tij milimetrik gjenë Busiqin i cili nuk e patë të vështirë ta gjejë rrjetën e Manxhollit 1-0.

Hidromorava

Fiton Hajdari i cili inkuadrohet në vend të Bedri Grecës në minutën e 82-të pasi kalon dy kundërshtar nuk e pati të vështirë ta mposht Manxhollin për të ngritur epërsinë në 2-0.

Rastin më të mirë të ndeshjes futbollistët mysafirë e kishin në minutën e 90-të, Magjuni gjuan por Haxhihamza me mund të madh shpëton rrjetën e tij.

Trajneri Gentijan Mezani pas ndeshjes deklaroi.
“Jam i kënaqur me këtë fitore, kundërshtari na la pak hapësira në fushë por ne me mençuri e shfrytëzuam ndërsa ndeshjen me meritë fituam duke shpresuar të vazhdojmë me këtë ritëm”.

Në javën e katërt futbollistët e Gjilanit takohen me Drenicën në Skenderaj./rajonipress/