UBT

Gjilani me komitet për bashkëpunim ndërkufitar

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Refik Hasani – Ne, i falënderoj të gjithë Anëtarët e Kuvendit Komunal të Gjilanit dhe i përshëndesim së pari që u përfshi me një pikë të rendit të punës çështja nga propozimi i datës tre maj për Formimin e një Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë me Preshevë, Bujanoc , Kumanov e Likovë.Ku pas shumë diskutimeve e debatit të vërtet parlamentar që u bë nga Këshilltarët Komunal u mor vendimi shumicë i Kuvendit të Komunës së Gjilanit mbi formimin e një Komiteti për bashkëpunim ndërkufitar.

Kuvendi Komunal i Gjilanit pas vitit 1999 , për herë të parë arriti me një pikë të posaçme të rendit të punës të hap diskutime lidhur me qytetarët e ardhur si kategorinë e të dëbuarve , zhvendosurve dhe shpërngulurve që janë të vendosur në Gjilan që duhet të trajtohen në mënyre institucionale e këto nuk janë pak, por bëhet fjalë për 1.783 qytetarë që janë vendosur në Gjilan. Dhe në anën tjetër të filloj të vë kontakte në mënyrë institucionale me Komunat matanë kufirit jo të drejt që ne kufizohemi si Komunë e Gjilanit.

Ky Komitet është shpresa më e madhe dhe një ndihmesë për një bashkërendim si Trup konsultative si paraardhëse e Zyrës së ardhshme që do të hapet në Gjilan.Formimi i këtij Komiteti ka për bazë statutin , rregulloret në fuqi, Ligjet mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Duhet përmendur që kjo ka një mbështetje shumë të fuqishme sipas udhëzimit praktik për bashkëpunim ndërkufitar i hartuar nga Këshilli i Evropës ku në të përshkruhet kuadri ligjor për këtë bashkëpunim dhe hedhë dritë mbi një numër praktikash si dhe zbatimi i shumë veprimeve ku parashihen dhe lejohen edhe plane e projekteve dhe ka fonde e ndahen mjete të posaçme për investime në disa fusha të këtyre bashkëpunimeve ndërkufitare .

Bashkëpunimi do të jetë i rregulluar në bazë të disa kritereve dhe në disa fusha. Ne Komuna e Gjilanit përmes këtij Komiteti , ku janë të identifikuar shumë çështje dhe për ato që mundemi dhe kemi kompetencë dhe na lejojnë ligjet në fuqi do të lehtësojnë zgjidhjen e tyre që i takojnë nivelit Komunal , që është tepër mirë. Kurse për çështje tjera jashtë kompetencave lokale përmes Komunës sonë do t`i adresohemi Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë me Rekomandime , Konkluzione, por edhe raportime zyrtare si Kuvend Komunal i Gjilanit.Ky është një shembull tepër i mirë që edhe Komunat tjera të praktikojnë dhe ndjekin Komunën ton që do të duhej të vepronin kështu.

Autori është këshilltar komunal në Asamblenë e Gjilanit