Eko Higjiena

Gjilani me internet falas në hapësirat publike, nënshkruhet marrëveshja WiFi4WB me mbështetjen e BE-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit do të kenë qasje falas në internet në disa prej hapësirave më të frekuentuara publike, pas nënshkrimit të marrëveshjes WiFi4WB, një projekt i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë për avancimin e infrastrukturës digjitale lokale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili njoftoi se marrëveshja është nënshkruar në prani të përfaqësuesve të lartë të GIZ-it dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas tij, projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të hapësirave publike dhe krijimit të kushteve më të mira për qytetarët që të kenë qasje të lirë në internet dhe shërbime digjitale.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, përfaqësuesit institucionalë dhe partnerët e projektit vizituan Sheshin e Qytetit, ku u demonstrua funksionimi i rrjetit të ri Wi-Fi.

ARKATANA

Kryetari Hyseni theksoi se investimi do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e qasjes në informacion për të rinjtë, studentët, bizneset dhe qytetarët e tjerë, duke kontribuar në rritjen e përfshirjes digjitale dhe modernizimin e shërbimeve publike.

“Kur zotimet kthehen në projekte konkrete, përfitues është gjithmonë qytetari”, ka deklaruar Hyseni, duke falënderuar Bashkimin Evropian dhe GIZ-in për mbështetjen dhe bashkëpunimin në realizimin e projektit.

Projekti WiFi4WB synon zgjerimin e qasjes falas në internet në hapësirat publike dhe forcimin e transformimit digjital në komunat e Ballkanit Perëndimor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.