Hidromorava

Gjilani me formacion të përgjysmuar nuk arrin ta mposht Flamurtarin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ndeshja në mes Gjilanit dhe Flamurtarit e cila u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan, në pranin e rreth 400 shikuesve, ka përmbyll javën e 23 të Superligës duke mos dhënë fitues në këtë takim, ndeshje e cila u mbyll me rezultat të bardh 0-0.

Futbollistët e Gjilanit këtij takimi ju qasën të hendikepuar pa Rusin, Haxhimusë, Kaqiun e Hajdinin ndërsa këtyre ju bashkua nga minuta e 30-të edhe Fisnik Papuqi i cili u lëndua, ndërsa futbollistët e Flamurtarit gjatë tërë 90 minutave arritën të mbrohen duke sjell në kryeqytet një pikë të madhe të mbijetesës.

Florent Papuqi nga goditja nga këndi në minutën e 17-të, godet horizontalen e portierit mysafir Kushtrim Mushicës.

Në pjesën e parë Isa Eminhaziri në minutën 32 e 42, në dy rastet i vetmuar gjuan plogësht pranë portës mysafire.

Futbollistët e Flamurtarit rastin më ideal të ndeshjes e patën në minutën e 52-të, Oskar Vicente Mendes ka mundur të shënon pas gabimit të Bekteshit i cili gjendet përball portierit Kenan Haxhihamza por gjuajtja e tij përfundon jashtë portës.

Hidromorava

Gjilanasit kanë mundur të shënojnë në minutën e 60-të, por gjuajtjen e Hysenit, Mushica mbron duke shpëtuar portën e tij.

Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit, Gajur Rexhepi, ishte i kënaqur me një pikë.
“I falënderoj futbollistët e mijë për angazhimin e tyre dhe për pikën e fituar, është kjo një pikë shumë e madhe në këto momente për skuadrën tonë”.

Ndërsa trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina, theksoi.
“Nuk i konkretizuam rastet të cilat i patëm, futbollistët u angazhuan dhanë gjithçka nga vetja por nuk arritëm të shënojmë, nuk e kemi prit këtë rezultat por ky është futbolli, ne nuk do të ndalemi do të kërkojmë rezultate pozitive në çdo ndeshje ndërsa po e përsëris për të satën herë edhe vet presidenti i klubit është i kënaqur me angazhimin e të gjithëve në klub”.

Në javën e 24-të, Gjilani do të takohet me Besën në Pejë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.