Eko Higjiena

Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të mbahen dhjetëra aktivitete në shënim të 20-vjetorit të çlirimit për pesë ditë me radhë, prej 11-15 qershor.

Aktivitetet do të fillojnë me homazhe tek varri i Beqir Musliut më 11 qershor, në ora 10:00, ndërsa në ora 11:00 bëhet shpallja e çmimit “Beqir Musliu” tek biblioteka e qytetit.

Më 12 qershor, mbahet seancë solemne kushtuar 20-vjetorit të çlirimit në ora 12:00, ndërkohë që në ora 13:00, në sheshin Rexhep Mala e Nuhi Berisha, bëhet parakalimi i njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Njësitit të Zjarrfikësve, mantelbardhëve, rojet e pyjeve, artizanatet, fëmijët parashkollor, ekspozitë e hapur me performancë artistike nga shkolla e artit pamor dhe shkollës së muzikës.

Të enjten në ora 10:30 bëhet ndarja e çmimeve “Agim Ramadani”, “Idriz Seferi” dhe “Hanumshahe Abdullahu- Zymberi” tek zyra e kryetarit, kurse në ora 11:00 – ngjarja Lexim dhe recitim për 20-vjetorin jubilar të ditëve të çlirimit në Bibliotekën e Qytetit.

FIDANISHTJA

Më 14 qershor janë të paraparë pesë aktivitete, duke filluar me mbjelljen e luleve te mobileria “Palma” në ora 10:00, vrapimi nga fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë në ora 11:00, inaugurimi i Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë në ora 12:00, ndarja e çmimeve për shkollat fituese në garat e diturisë, ndarja e mirënjohjeve për shërbyesit civil në Shëndetësi, Bujqësi, Zhvillim Ekonomik dhe Arsim tek kampusi i shkollave të mesme, për të përfunduar me shpalljen e më të dalluarve në kulturë, rini dhe sport në ora 19:00, në hotel “Astoria”.

Aktivitetet përmbyllën të shtunën më 15 qershor, pikërisht në ditën e çlirimit të Gjilanit, ku fillimisht në ora 10:00 bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ndërsa në ora 12:00 mbahen dy ngjarje, shfaqja për fëmijë ”Beli, Blerta dhe Balena Blu” në teatrin e qytetit dhe Trekëndëshi Poetik i Paqes dhe ndarja e çmimit “Beqir Musliu”, në shkollën fillore në Shurdhan.

Në ora 13:00, Shoqata e Historianëve “Ali Hadri” organizon simpozium për figurën e Mulla Idriz Gjilanit, në bibliotekën e qytetit, ndërsa në ora 19:00 inaugurohet Sheshi – Jug me performancë artistike nga ansambli “Gjilani”.

Aktivitetet përmbyllen me pritjen e organizuar nga kryetarit Lutfi Haziri në ora 21:00 tek hotel “Astoria”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.