Gjilani me aktivitete të ndryshme në sport, art, letërsi e muzikë shënon 12 gushtin, Ditën e Rinisë

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 12 gushtin, Ditën e Rinisë, me një pjesëmarrje të gjerë të të rinjëve në fushën e artit, muzikës, letërsisë dhe sportit, duke përçuar kështu mesazhin e rinisë aktive që Gjilani e ka në vazhdimësi.

Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe kryetari Lutfi Haziri, i cili ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme me qëllim të zhvillimit të talentit që kanë të rinjtë gjilanas.
“Veçantia e këtij viti janë klubi i lexuesve të rinjë. Biblioteka “Fan S. Noli”, është përkthyer në godinë dhe hapësirë për shfrytëzim shumëkulturor dhe për interesim shumë të madh edhe të të rinjëve dhe studentëve. Përpos këtij klubi kemi edhe karateistët e rinjë të cilët janë kampion dhe shpresë olimpike dhe kampioni U21 më të mirë në kategorinë e studentëve. Gjithashtu pjesëmarrje e gjerë edhe në mesin e të rinjëve janë talentët nga fusha e muzikës, artit, muzikës dhe gjitha grupmoshat nga Gjilani e bartin markën e kampionit të cilët ne do të vazhdojmë t`i mbështesim në mënyrën më të mirë të mundshme financiare”, ka thënë Haziri.

Kurse nga ana e saj drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani, ka thënë se drejtoria me mbështetjen e kryetarit Haziri, ka bërë që ky aktivitet me të rinjtë të jetë shkak i fuqishëm për shënimin më të mirë të mundshëm të 12 gushtit ditës së rinisë.
“Bashkërisht kemi parë talentin e madh që kanë të rinjtë e Gjilanit nga të gjitha fushat.

Gjithashtu këtyre ditëve të rinjtë janë mbledhur në festivalin ANGROS, që e bëjnë qytetin tonë një gjallëri të madhe për të rinjtë në përgjithësi dhe kulturën qytetare e cila është një vlerë e Komunës tonë”, ka thënë mes tjerash ajo. /rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).