Eko Higjiena

Gjilani mbijeton në Superligë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollistët e Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kanë zhvilluar ndeshjen e barazhit me skuadrën e Besës së Pejës duke e mposhtur me rezultat 1-0.

Në një lojë tejet të dobët pa aksione të qarta, futbollistët e Gjilanit ishin më të mirë se skuadra e Besës, e cila poashtu ishte një skuadër pa koncept të lojës, ndërsa arbitri kësaj ndeshje Tefik Maloku nga Podujeva së bashku me ndihmësit e tij ishin akterët më të dobët të kësaj ndeshje tejet të rëndësishme.

Futbollistët mysafirë gjatë 90 minutave vetëm në minutën e 7-të, nëpërmjet Sheqerollit kanë rrezikuar por Haxhihamza i Gjilanit intervenon duke shpëtuar portën e tij.

“Kuq e bardhët” e Gjilanit ne të vetmin aksion të pjesës së parë e shndërrojnë në gol.
Në minutën e 24-të, Lopez pason një diagonale drejt Keita Razak e ky me mjeshtri arrin ta parabollon portierin Haxhijaj, duke qenë edhe goli vendimtar në këtë ndeshje.

Në minutën e 70-të, Fiton Hajdari i Gjilanit shënon gol të rregullt por për çudi arbitri anësor sinjalizon për pozitë jashtloje.

Hidromorava

Në minutën e 77-të, Kushtrim Shabani gjuan furishëm edhe pse i papenguar nga askush gjuan drejt në duart e portierit Haxhijaj.

Në minutat shtesë në atë 93-të, Perez i vetmuar nga 6-7 metra gjuan jashtë portës.

Trajneri, Gentjan Mezani, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Është dashur gjatë kampionatit të rregullt t`i kryejmë detyrat tona por ashtu nuk ndodhi, ndeshjet e barazhit janë me stres dhe të rrezikshme por ja arritëm qëllimin, shpresoj se në edicionin e ardhshëm do të kemi një projekt serioz me drejtuesit e klubit ndërsa unë do të jem edhe për një vit në stolin e Gjilanit”.

Pas ndeshjes edhe kapiteni i “kuq e bardhëve”, Ylber Kastrati, deklaroi.
“Nuk e kemi merituar të jemi në barazh, me rëndësi ja arritëm qëllimin edhe pse ishte mjaft vështirë por u pa se kualiteti ishte në anën tonë ndërsa i falënderoj tifozët “Skifterat” për mbështetjen që na kanë dhënë gjerë në këtë moment”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.