Fundamenti

Gjilani mbetet i pa mposhtu

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra e Gjilanit si nikoqire ka mposhtur Drenicën me rezultat 2-1, me këtë fitore djelmoshat e trajnerit Arbnor Morina, edhe pas dhjetë javëve mbesin të pamposhtur në Superligën e Kosovës në futboll

Në një ambient tejet të mirë në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gjilanit zhvilloi lojë të mirë duke dëshmuar se djelmoshat e teknikut të Gjilanit, Arbnor Morina, tani veç kanë marrë fizionominë e lojës.

Në pjesën e parë futbollistët e Gjilanit më tepër kishin nga loja, krijuan gjysmë raste drejt portierit mysafir, Flamur Nezirit por të pasuksesshme, rast të mirë në këtë periudhë të lojës kishin vendasit kur Salih Kosumi nga 30 metra godet pingulen mysafire.

Golin e epërsisë djelmoshat e Arbnor Morinës e arrijnë në minutën e 64-të, mbrojtësi i djathtë Armend Thaqi shfrytëzon një pakujdesi të mbrojtësve të Drenicës del përball Nezirit i vetmuar dhe nga afërsia në mënyrë mjeshtërore ngrit epërsinë në 1-0.

FIDANISHTJA

Akteri më i mirë në fushë sot tek Gjilanasit, Thaqi, pasi depërton nga ana e djathtë e tij pason për tokë e aty nuk ishte i kujdesshëm mbrojtësi Sami Geci i cili mposht portierin e tij, Flamur Nezirin.

Mysafirët arritën të zbusin epërsinë në minutat shtesë të ndeshjes në at 95-të, pas goditjes nga këndi me kokë më së miri gjendet sulmuesi Genc Hamiti duke përmbyllur këtë ndeshje mjaft të mirë.

Trajneri i Gjilanit pas ndeshjes deklaroi: “Arritëm të shënojmë fitoren e radhës, djemtë dhanë maksimumin po dëshmojmë se po zhvillojmë lojërat më të mira në Superligë, ndërsa mysafirët u treguan skuadër mjaft e fortë të cilët zhvillojnë një futboll modern por kësaj radhe ne ishim më të mirë”.

Trajneri i i “kuq e zinjëve” të Drenicës, Bekim Shotani deklaroi: “Në pjesën e parë ishim më të mirë, në pjesën e dytë bëmë gabime që Gjilani nuk na fali u kthjellëm dikur por ishte vonë, Gjilanit i uroj sukses në gara po zhvillon futboll të bukur dhe mikpritja ishte shumë e mirë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.