GRANDEMALL

Gjilani mbështet edhe komunitetet e Gjilanit me pako ushqimore

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit në kuadër të angazhimeve kundër pandemisë Covid 19, përpos masave mbrojtëse dhe mobilizimit për të shmangur lëvizjet e qytetarëve dhe automjeteve, është duke bërë edhe shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për të gjithë qytetarët që janë me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Në kuadër të angazhimeve të shumta është edhe mbështetja e rasteve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale duke përfshirë të gjithë qytetarët pa dallim etnie. Gjatë ditës së sotme dhe atyre në vijim po shpërndahen pakot ushqimore dhe higjienike edhe për komunitetet pakicë në Gjilan. Përzgjedhja e rasteve është bërë nga Komisioni komunal duke përfshirë edhe kërkesën e cila ka ardhur nga përfaqësuesit e komuniteteve”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

FIDANISHTJA

Ai ka potencuar se Komuna e Gjilanit është e përkushtuar që bashkërisht të tejkalohet kjo gjendje në të cilën është vendi deri në normalizimin e plotë.

“Janë ditët të cilat kërkojnë përkushtim maksimal të të gjithëve pa dallim, duke shmangur daljet nga shtëpitë, sepse kështu ndalohet shpërndarja e virusit në raste të reja”, ka potencuar ai mes tjerash./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.