Uji Dea

Gjilani mban seancë solemne kushtuar 20-vjetorit të çlirimit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për nder të 20-vjetorit të çlirimit, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur sot një seancë solemne, me pjesëmarrje të kryetarit Lutfi Haziri, Mehmet Halimit si Qytetar Nderi të kësaj komune, sikurse edhe të deputetëve, përfaqësuesve të policisë, prokurorisë, familjeve të dëshmorëve e përfaqësuesve të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi Emini, pasi ka uruar për këtë ditë historike, tha se qershori për Gjilanin dhe Kosovën ka simbolikë të lirisë dhe shpresës.

Në këtë rast, ajo ka kujtuar me pietet dëshmorët, heronjtë dhe martirët e kombit, ndërkaq ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e miqve ndërkombëtar në momentet më të rënda për popullin e Kosovës.

Mehmet Halimi, i cili është edhe Qytetar Nderi i Gjilanit, në adresimin para asambleistëve, ka deklaruar se sot po e shënojmë 20-vjetorin e lirisë në mënyrë madhështore, duke shtuar se mburret me kontributin deri në flijim të dëshmorëve që prej Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit e deri tek kolosi tjetër i Karadakut, Agim Ramadani.

Shefi i Grupit të Këshilltarëve të LDK’së, Avdyl Aliu, ka shprehur respekt të thellë për secilin që ka kontribuar për ditët e sotme, në veçanti respekt deri në përulje për heronjtë, dëshmorëve dhe martirët e kombit të cilët ranë në altarin e lirisë.

Mobi Casa

“Nga këtu, zotohemi se do ta bëjmë më të mirën për të mirën e përgjithshme. Është tepër e rëndësishme që që shqiptarët për asnjë moment nuk i ka lënë vetëm lavdia dhe krenaria. Mirënjohje të thellë edhe për bashkësinë ndërkombëtare për mbështetjen e madhe në orët e liga për neve”, ka thënë Aliu.

Ndërkohë, gjatë adresimit para kuvendarëve, shefi i Grupit të Këshilltarëve të VV-së, Nevzad Isufi, pohoi se na bënë krenar fakti që populli i Kosovës, gjatë gjithë ekzistencës së tij, asnjëherë nuk ka bërë luftë pushtuese, duke shprehur mirënjohjen për luftëtarët e lirisë dhe bashkësinë ndërkombëtare të cilët intervenuan për ta shpëtuar popullin e Kosovës.

Në fund, shefi i GK të PDK’së, Riza Abdyli, ka thënë se është e rëndësishme që për këto 20 vite asnjëherë nuk e kemi harruar miqtë tanë që i dhanë fund tragjedisë së Kosovës, sikurse edhe të gjithë burrat dhe gratë që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e sotme.

Gjatë ditës, mbahen edhe aktivitetet tjera, ku përfshihet parakalimi i njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Njësitit të Zjarrfikësve, mantelbardhëve, rojet e pyjeve, artizanatet, fëmijët parashkollor, ekspozitë e hapur me performancë artistike nga shkolla e artit pamor dhe shkollës së muzikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.