UBT

Gjilani mban mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Hetem Arifit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përmes një mbledhje komemorative të organizuar nën përkujdesjen e Lutfi Hazirit, i ka dhënë lamtumirën e fundit veteranit të arsimit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Hetem Arifi.

Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, theksoi se përpos kontributit të jashtëzakonshëm në arsim, në edukimin e shumë brezave, Hetem Arifin do ta kujtojmë përgjithmonë edhe për kontributin e madh dhënë fushës së kulturës, ku edhe ishte themelues i manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit”.

“Do ta kujtojmë, po ashtu, edhe si një letrar të shquar, veprimtar të dalluar, publicist, humanist dhe njeri që ka pajtuar shumë familje në pajtimin e madh të gjaqeve. Përveç tjerash, mësuesin Hetem do ta kujtojmë si njeri të mirë e model për të gjithë ne”, tha Kurteshi Emini.

Në emër të Shoqatës së të Burgosurve Politik ka folur Mehmetali Rexhepi, ndërkaq në emër të shkollës “Abaz Ajeti” ka evokuar kujtime zëvendësdrejtoresha Emine Kosumi, të cilët e vlerësuan lartë veprën e Arifit.

Mobi Casa

Grentrit Murseli, asamblist i Kuvendit Komunal i cili ka folur në emër të nxënësve, ka deklaruar se janë me fat që e kanë pasur rastin ta njohin një njeri me kaq shumë vlera njerëzore.

“Atdhedashurinë e dëshmoi në çeli, profesionalizmin në shkollë, shpirtin artistik në këtë sallë të teatrit, ndërsa humanizmin në Kryqin e Kuq. Ky njeri ishte i gjithanshëm, i dijshëm dhe shumë i guximshëm. Dikur e luftonte okupatorin e pas luftës të papunëtorin”, tha ai.

Ndërkohë, në emër të familjes ka folur Muharrem Arifi, i cili e ka falënderuar kryetarin Haziri për nderimin institucional që ia bëri veteranit të arsimit, Hetem Arifi.

Hetem Arifi ka ndërruar jetë të shtunën pas një sëmundje të rëndë, ndërkaq varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e qytetit, në ora 15:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.