Gjilani mban hapin me kreun e tabelës
Në javën e 25-të, skuadra e Gjilani ka mposhtur skuadrën e Vushtrrisë me rezultat 3-0, duke mbajtur hapin për titull të kampionit.
Edhe pse pritej që të jetë një ndeshje e lehtë për skuadrën e Gjilanit, kështu nuk ndodhi, pasiqë gjatë 90 minutave mysafirët kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të fortë, ndërsa futbollistët e Gjilanit treguan një lojë mjaft konfuze në mes reparteve të tyre.
Gjerë në minutën e 36-të, u zhvillua një lojë mjaft e dobët e sidomos e Gjilanit, po në këtë minutë Muamer Svraka pasi pranon një top të mirë në zonë gjuan saktësisht duke mposhtur portierin mysafir Marly Prince.
Mysafirët kanë mundur shumë lehtë të barazojnë në minutën e 46-të, Dren Gashi lëshon një gjuajtje të fort nga 30 metra por Haxhihamza dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.
Në minutën e 58-të, Franc Veliu nga goditja e lirë nga 27 metra gjenë këndin e poshtëm të Vushtrriasve duke ngrit epërsinë në 2-0.
Në minutën e 86-të, Adenis Shala i vetmuar gjuan por Portieri mysafirë Marly Prince shpëton rrjetën e tij.
Në minutat shtesë në atë 93-të, rezervisti Keita Rezak nga pozita anësore me gjuajtje të fuqishme vulos fatin e kësaj ndeshje.
Pas 25 javëve Gjilani ka tubuar 48 pikë ndërsa në javën e 26-të, udhëton në Klinë për tu ballafaquar me Dukagjinin.
Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka deklaruar.
“Jam i kënaqur me këtë fitore me rëndësi janë tri pikë, ishte një fitore jo e lehtë pasiqë Vushtrria luan pa presion dhe ka futbollist të ri që dëshirojnë të tregojnë veten”./rajonipress/


