UBT

Gjilani mban debat publik për hapjen e rrugëve, i dhjeti për vitin 2016

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha, ka theksuar se i kanë regjistruar të gjitha pronat private dhe komunale që janë tek “Livadhet e Arapit” dhe se e dinë për secilin qytetar sa sipërfaqe të tokës i merret për ndërtimin e rrugëve. Ai tha se zyrat e Drejtorisë të cilën ai e menaxhon janë të hapura edhe në ditët në vijim për t’iu dhënë sqarime të gjithë qytetarëve të interesuar lidhur me atë zonë.

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, kanë organizuar sot debat publik me qytetarët me temën “Hapja e trasave të rrugëve” në zonën e cila është përfshirë në Planin Rregullues Urban “Livadhet e Arapit”.

Nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, drejtori i Urbanizimit, Valon Shefkiu dhe ai i Kadastrit, Sadudin Berisha, dhe zyrtarët tjerë komunal i janë përgjigjur dhjetëra pyetjeve dhe interesimeve të qytetarëve.

Në hapjen e debatit, drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, ka thënë se qëllimi i yni dhe i kryetarit Haziri është hapja e rrugëve gjithandej territorit të Komunës, e konkretisht edhe tek “Livadhet e Arapit”, duke thënë se në këtë zonë i është dhënë mundësi banimit kolektiv.

“Kjo është sipërfaqja më atraktive urbane e Gjilanit dhe mëse 60 për qind e sipërfaqes është e lire”, u shpreh Shefkiu.

Hidromorava

Nënkryetari Rexhep Kadriu tha se qëllimi është që të ndërtohen rrugët sepse ka shumë kërkesa prej qytetarëve për të ndërtuar në atë zonë.

“E keni pasur rastin edhe në debatet e mëhershme për t’i dhënë mendimet para miratimit të planit rregullues urban për këtë zonë. Edhe sot, në këtë debat, qëllimi është që të punojmë, të ndërtojmë rrugët sepse ka shumë kërkesa prej qytetarëve për të ndërtuar në atë zonë. Të gjitha pyetjet, e shqetësimet tuaja do t’i marrim parasysh”, ka deklaruar Kadriu.

Drejtori i Kadastrit, Sadudin Berisha, ka theksuar se i kanë regjistruar të gjitha pronat private dhe komunale që janë tek “Livadhet e Arapit” dhe se e dinë për secilin qytetar sa sipërfaqe të tokës i merret për ndërtimin e rrugëve.

Ai tha se zyrat e Drejtorisë të cilën ai e menaxhon janë të hapura edhe në ditët në vijim për t’iu dhënë sqarime të gjithë qytetarëve të interesuar lidhur me atë zonë.

Ndryshe, ky është debati i dhjetë publik me qytetarët që e organizon Komuna e Gjilanit gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti, ku përfshihen edhe debatet për buxhetin dhe debate tjera./rajonipress/