FIDANISHTJA

Gjilani, marrëveshje bashkëpunimi me CDF për ndërtimin e shkollës në fshatin Ponesh‏

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtoresha ekzekutive e Fondit për Zhvillim Komunitar CDF, Nermine Mahmuti, kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar shkollën në fshatin Ponesh i banuar nga komuniteti shumicë shqiptarë dhe ai pakicë serb.

Ky program Avancojmë Kosovën së Bashku, financohet nga Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, dhe ndërtimi i kësaj shkolle është për të krijuar kushte më të mira për nxënësit, të cilët, i vijojnë mësimet aty, e që gjendja në të cilën është ajo shkollë nuk plotëson kushtet as për së afërmi që duhet t’i ketë një shkollë normale.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se gatishmëria e Komunës është maksimale në krijim të kushteve më të mira në arsim dhe rritje të cilësisë në përgjithësi në shkollat e Gjilanit.

UBT

“Mbështetja e Komunës në këtë projekt do të jetë në të gjitha format, duke përfshirë edhe aspektin financiar. Është jashtëzakonisht hap me rëndësi ky që ka bërë USAID dhe CDF. Ajo shkollë është në një fshat që komuniteti i cili jeton aty është i përzier etnikisht nga shumica shqiptare dhe komuniteti serb. Arsimi është vlerë dhe është prioriteteti kryesor i qeverisjes sepse vetëm me kuadro të përgatitura ndodh zhvillimi i vendit dhe integrimi njëkohësisht”, ka thënë kryetari Haziri me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

Ndërsa nga ana e saj, Nermine Mahmuti, drejtoreshë ekzekutive në CDF, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë mbështetje dhe gatishmëri të treguar në të gjitha aspektet, duke përfshirë aspektin e përgatitjes juridike për këtë investim, e deri tek bashkëpjesëmarrja në investim.

Ndryshe, investimi dhe realizimi i këtij projekti për ndërtimin e kësaj shkolle kapë vlerën e rreth 130 mijë euro. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.