Gjilani licencohet për garat evropiane 2020/2021
Klubi i Gjilanit ka marr njoftimin nga Departamenti për licencimin e klubeve, se ka arritur kushtet për licencimin, për pjesëmarrje në garat e organizuara nga instituti europian për futboll, UEFA.
Qysh nga pranimi i Federatës sonë në instancat më të larta të futbollit si ajo e UEFA-së dhe e FIFA-së, SC Gjilani është licencuar tanimë 3 herë, për pjesëmarrje në garat evropiane në kualifikimet për në Europaligë dhe Ligën e Kampionëve./rajonipress/

