Uji Dea

Gjilani largon Dritën nga titulli i kampionit

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Skuadra e Gjilanit ka ndalur në barazim Dritën me rezultat 1:1, në derbin e tensionuar e dramatik. Drita e cila kishte nevojë për fitore për të qëndruar në kreun e tabelës, shënoi e para në ndeshje.

Në minutën e 32-të, Besnik Krasniqi harkon bukur nga një gjuajtje e lire, e më së miri gjendet Broja i cili kalon Dritën në epërsi 0:1.

Momentet më dramatike në ndeshje ndodhën nga minuta e 75-të.

Pas një dueli në mes Zekës dhe Vitijas, ky i fundi duke kërkuar goditje dënimi, rrëzohet në zone duke u dukur që Vitija luajti me dorë.

Pas një tensioni në fushë dhe jashtë saj, gjyqtari i takimit, Gramos Shala, shikoni aksionin në VAR, dhe akordon penallti për Gjilanin.

UBT

Përgjegjësi nga pika e bardhë e mori, Mevlan Zeka, i cili nuk gaboi dhe barazoi rezultatin në 1:1.

Ndeshja në vazhdim ishte e tensionuar, dhe gjyqtari vazhdoj lojën për 14 minuta, por rezultati mbeti i pa ndryshuar.

Me këtë fitore Drita zbret në pozitën e dytë, me 67 pikë, ndërsa lider i tabelës dy javë para fundit të kampionit është Ballkani me 69 pikë.

Ndërsa, Gjilani mbetet në pozitën e tretë me 52 pikë. Në javën e ardhshme, Drita do të jetë nikoqire e Malishevës, ndërsa Gjilani do të udhëtoj në Podujeve për tu takuar me Llapin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.