Eko Higjiena

Gjilani kur nuk shënon e pëson

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit kanë zhvilluar ndeshjen e javës së 19 të Vala Superligës së Kosovës në futboll me Llapin në Podujevë.

Futbollistët e Gjilanit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në 45 minutat e parë të këtij ballafaqimi, kanë mundur shumë lehtë të kalojnë në epërsi.

Rastin më ideal e pati Leutrim Bekteshi në minutën e 42 i vetmuar me kokë gjuan nga afërsia jashtë portës së portierit Avdyli.

Rast të mirë patë edhe Egzon Shabani në minutën e 39, kur nga distanca gjuan por Avdyli me mbrojtje të mirë shpëton portën e tij.

Mysafirët rastin më të mirë e patën në minutën e 34, kur Mirlind Daku gjuan mjaft mirë por portieri i Gjilanit Donat Kaqiu intervenon duke shpëtuar gol të sigurt.

Hidromorava

Daku i vendësve pati rast të mirë edhe në minutën e 67 kur me kokë nga 7 metra gjuan jashtë portës.

Rastin më ideal të ndeshjes e patë Vllaznim Jashari në minutën e 84, i cili i vetmuar gjuan nga 19-të metra në portën e zbrazët por topi nuk gjen portën e Llapit.

Një minutë më vonë rezervisti Florim Bërbatovci, nga tollovia e krijuar më së miri e shfrytëzon hutin e mbrojtjes së Gjilanit i cili nga 6 metra gjen portën e Gjilanit duke sjell skuadrën e tij në epërsi.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit Arbnor Morina deklaroi.: “Llapit i dëshiroj suksese po luan mirë, por referimi është skandaloz nuk e meritojnë këta djem që derdhin djers që këta gjyqtar të referojnë kjo është një marri e madhe”.

Javën e 20-të futbollistët e Gjilanit do të jenë nikoqirë të Lirisë së Prizrenit./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.