Mobi Casa

Gjilani koritet në “Riza Lushta” në Mitrovicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Skuadra e cila synon Evropën në këtë kampionat Gjilani, ka pësuar debakël ndaj Trepqës’89 me rezultat 4-1.

Vendasit arritën që në minutën e 22-të, të kalojnë në epërsi në mënyrë mjeshtërore Muja parabolon Ruqin e Gjilanit, duke bërë me dije se pikët do të mbeten në Mitrovicë.

Gjysmë rasti tek Gjilanasit kishte në minutën e 35-të, Bushiq por portieri Beqiri i vendësve ishte i vëmendshëm.

Vendësit arrin një minutë para se të përfundon pjesa e parë të dyfishon rezultatin, pas aksionit të Rusit dhe Ardian Mujës ky i fundit nuk e lenë të rastit duke shënuar nga 13 metra për rezultatin 2-0.

UBT

Në minutën e 60-të, kapiteni Kastrati shkakton penalti e këtë rast e konverton në gol Arbër Manaj duke ja shuar të gjitha shpresat Gjilanasve.

Pesë minuta më vonë në atë 65-të, Gëzim Rusi pengohet në zonë të rreptësisë e nga penaltia i pa gabuar ishte Leart Emini për rezultatin 4-0.

Golin e nderit për Gjilanasit e shënon nga penaltia, Tomisllav Bushiq, pasi më herët ishte penguar Gerhard Progni, njëherit duke qenë edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje mjaft befasuese me lojën që treguan “bardh e kuqët” e Gjilanit.

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani pas ndeshjes ka deklaruar
“Fillimin e kampionatit e filluam mjaft keq duke pësuar humbje të vështirë, futbollistët duhet kuptuar se futbolli në Kosovë është mjaft i fort, shpresoj se do të rikthehemi në realitet dhe të vazhdojmë me këmbë në tokë”.
Në javën e dytë futbollistët e Gjilanit do të takohen me Ferizaj në Ferizaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.