Gjilani kërkon rikthimin në Superligën e Kosovës në futboll
Gjilan – Skuadrës së Gjilanit nuk i mjaftuan 56 pikë nga 3O javët e zhvilluara në Ligën e Parë të futbollit që të rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll, ‘bardh e kuqët’ e Gjilanit shënuan 17 fitore, 5 barazime duke pësuar në 8 takimet e saj.
Është hera e dytë që brenda dy vitesh Gjilani që nëpërmjet barazhit kërkon rikthimin e saj në Supërligë, në edicionin e kaluar ishte shumë afër rikthimit të saj por në fund fati ua ktheu shpinën dhe u mposht me penalti nga skuadra e Feronikelit e cila skuadër në këtë vit për befasi të shumë futbolldashësve u shpallë kampion i Kosovës në Superligë.
Shumë dashamirë të futbollit të këtij klubi shpresojnë se hera e dytë për këtë mjedis do të jetë me fat pasiqë të enjtën do të përballet në Mitrovicë me skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës duke filluar në ora 13:30.
Skuadra Gjilanase edhe pse ishte gjatë tërë stinorit në dy pozitat e para të Ligës së Parë nuk arriti ti ruaj këto pozita.
Për këtë skuadër që nga java e 21 fillojë peripecit e saja duke u mposhtur nga Liria e Prizrenit dhe nga Llapi i Podujevës në Gjilan dy pretendentet për dy pozitat e para dhe si duket këto disfata i çrregulloi të gjitha parashikimet e “bardh e kuqëve” të Gjilanit.
Për ballafaqimin e të enjtës në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë në taborrin e Gjilanasve gjithçka është në rregull dhe me padurim pritet ky ballafaqim.
Trajneri i Gjilanasve Sadullah Ajeti edhe pse me vdekjen e babait të tijë i cili sot është varrosur në varrezat e qytetit në Gjilan ka gjetur forcë për të mirën e klubit dhe vet dashamirëve të futbollit të thekson për “rajoninpress”, se jemi të gatshëm të ballafaqohemi me Vllaznimin, e respektojmë këtë skuadër pasi ka një traditë të madhe të futbollit, por edhe vjen nga Superliga e Kosovës, por kësaj radhe kërkojmë që në fund ne të dalim faqebardhë dhe t`i gëzojmë dashamirët e futbollit.”Jemi të mobilizuar si asnjë herë më parë dhe shpresoj se djelmoshat e skuadrës sime do ta japin më të mirën që munden”.
Një përshtypje të tillë e ka edhe kapiteni i Gjilanit Alban Hyseni i cili konsiderohet njëherit njëri ndër mbrojtësit më të mirë ne futbollin e Kosovës, “Do të jetë një ndeshje e madhe e pa kompromis, jemi të mobilizuar si asnjëherë më parë respektojmë kundërshtarin por jemi të vendosur që të tregojmë ma të mirën që kemi dhe në fund le të ngadhënjen futbolli”.
Kryetari i TifoKlubit “Skifterat” “CAMI” ka një porosi të veçantë për të gjithë ata që e duan klubin e Gjilanit,”Ky mejdan i futbollit në qytetin e Minatorëve për klubin tonë do të jetë historike ne në mënyrë të organizuar do ta mësyejm qytetin e Mitrovicës dhe nga zemra do ta përkrahim klubin e zemrës sonë do të jetë një numër shumë i madh i shikuesve nga Gjilani te cilët në mënyrë të organizuar do të udhëtojmë drejt stadiumit “Riza Lushta” në Mitrovicë./rajonipress/


