United Hospital

Gjilani kërkon ndryshim: Anamorava përballë neglizhencës dhe heshtjes politike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, kandidatët për deputetë nga Gjilani dhe rajoni i Anamoravës po përballen me një terren të rënduar nga mungesa e investimeve, infrastruktura e degraduar dhe zhgënjimi i qytetarëve ndaj përfaqësimit politik në nivel qendror.

Banorët e këtij rajoni vazhdojnë të përballen me probleme të shumta infrastrukturore, projekte të mbetura përgjysmë dhe mungesë të përkrahjes institucionale, ndërsa kritikat ndaj qeverisë aktuale janë bërë gjithnjë e më të zëshme.

Sipas vlerësimeve të shumë qytetarëve dhe njohësve të zhvillimeve politike në Anamoravë, rajoni është lënë në margjinat e prioriteteve shtetërore, duke krijuar ndjenjën e izolimit dhe diskriminimit politik.

Në këtë klimë politike, zgjedhjet e ardhshme konsiderohen si një moment vendimtar për Gjilanin dhe Anamoravën. Kërkesa kryesore që po artikulohet nga qytetarët është përfaqësimi dinjitoz dhe aktiv në Kuvendin e Kosovës, deputetë që mbrojnë interesat qytetare, ngritin zërin për projektet madhore dhe nuk mbeten të nënshtruar ndaj direktivave partiake.

Kritikat nuk mungojnë as ndaj një pjese të deputetëve aktualë, të cilët akuzohen për mungesë serioziteti, gjuhë të papërshtatshme në Parlament dhe aktivitet sipërfaqësor në rrjetet sociale, pa ofruar zgjidhje konkrete për problemet reale të qytetarëve.

United Hospital

Analistë politikë vlerësojnë se elektorati në Gjilan dhe Anamoravë tashmë po kërkon figura me integritet, profesionalizëm dhe vizion zhvillimor, duke refuzuar populizmin, demagogjinë dhe servilizmin politik.

Sipas tyre, vota e 7 qershorit mund të shërbejë si mesazh i qartë ndëshkues për ata që nuk kanë përmbushur pritjet e qytetarëve.

Thirrjet për ndryshim po shtohen çdo ditë, të zgjidhen përfaqësues që punojnë për interesin publik, për zhvillimin ekonomik dhe për rikthimin e dinjitetit institucional të Gjilanit dhe Anamoravës.

Qytetarët kërkojnë më shumë përgjegjësi, më shumë guxim politik dhe më pak retorikë boshe. Sipas tyre, koha e mashtrimeve politike dhe e verbërisë ndaj liderëve partiakë duhet të marrë fund me verdiktin e qytetarëve në kutitë e votimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.