UBT

Gjilani, Kamenica e Vitia nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mbështetjen financiare të strehimores rajonale Liria

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me iniciativë të Zyrës rajonale të OSBE’së në Gjilan, është nënshkruar sot memorandum mirëkuptimi me tri komuna, Gjilanin, Vitinë dhe Kamenicën, për ofrimin e mbështetjes financiare për strehimoren rajonale Liria, e cila strehon viktimat e dhunës në familje nga këto tri komuna.

Memorandumin e mirëkuptimit e kanë nënshkruar kryetarët, Lutfi Haziri (Gjilan), Qëndron Kastrati (Kamenicë) dhe Hasan Alia, nënkryetar i Vitisë, sipas të cilit kontributi financiar i Gjilanit për vitin 2021 është 10 mijë euro, Kamenica ndan 4 mijë euro, ndërkaq Vitia 2500 euro.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe nënkryetari i Vitisë, Hasan Alia, kanë falënderuar Zyrën rajonale të OSBE’së për iniciativën që ky memorandum për mbështetjen e qendrës Liria ta sheh dritën sot.

Fundamenti

Kryetari Haziri tha se Komuna e Gjilanit ka vullnetin maksimal për ta mbështetur strehimoren Liria, duke thënë se ne jemi bashkë për të ofruar mbështetje funksionim më të mirë të kësaj qendre.

“Fatkeqësisht, është që dhuna në familje në pandemi është rritur dhe duhet të punojmë bashkërisht që jenë raste të izoluara dhe të punojmë edhe më shumë në mbrojtje dhe njëkohësisht edhe në vetëdijesim që sa më pak raste të shënohen në regjionin tonë”, tha Haziri.

“Komuna është e vendosur në ofrimin e të gjitha shërbimeve profesionale, që nga punëtorët social e deri të psikologët. Sa më shumë zhvillohen shoqëritë tona, aq më të mëdha janë edhe problemet. Angazhimi i OSBE’së është në funksion të bashkëpunimit me ne dhe në kuadër të kësaj, Komunat e kanë më të lehtë edhe trajtimin e këtyre rasteve”, shtoi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.