Mobi Casa

Gjilani kalitet për kampionatin e ri

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Skuadra futbollistike Gjilani tani e tri dite nën drejtimin e trajnerit Arbnor Morina, kanë filluar përgatitjet për stinorin 2017-18.

Ashtu siç është paraparë në plan programin e trajnerit Morina, të gjithë futbollistët ju kanë bashkuar skuadrës për të qenë sa më të përgatitur për sfidat futbollistike të cilat i presin në Superligën e Kosovës në futboll.

Morina ka bërë të ditur se deri me 9 korrik futbollistët do të stërvisin nga njëherë në ditë.
“Pasiqë është fillimi i stërvitjeve dhe futbollistët kanë pushuar një kohë të gjatë, për 9 ditë do të stërvisin nga një herë në ditë për ti përballuar stërvitjet e më vonshme me lehtë, ndërsa nga 9 korriku do të shtojmë intensitetin e ushtrimeve nga dy herë në ditë”, ka theksuar trajneri Morina.

FIDANISHTJA

Trajneri, Arbnor Morina, është trajneri i parë nga klubet e Superligs që ka marrë besimin nga klubi për të vazhduar kontratën, duke bërë me dije se në fund të muajit do të kërkohet që përgatitjet të zhvillohen jashtë vendit.
“Ne do të punojmë pa ndërprerë, është në interes të futbollistëve dhe klubit dhe në fund të muajit sigurisht përgatitjet tona do të jenë jashtë vendit për të kompletuar projektin tonë”.

Morina i cili njihet si trajner që ju jep mundësi futbollistëve të rinjë edhe kësaj radhe në përgatitjet e skuadrës ka ftuar hiq më pak se 5-6 junior.
“Ata do të stervisin me ne deri në fund, do t’ju japim rastin janë të rinjë dhe kanë mundësi të mësojnë shumë, por gjithçka varet nga puna e tyre, por ne nuk do ti anashkalojmë përkundrazi ata do ti përkrahi gjerë në fund dhe do t’ju bëj të mundur që kohë pas kohe edhe të aktivizohen në ekipin e parë në qoftëse e kërkon nevoja”.

Sa i përket përforcimeve tek “bardh e kuqët” e Gjilanit trajneri Morina është shumë i qetë.
“Do të bëjmë përpjekje që radhët tona ti mbulojmë me nja tre futbollist cilësor të cilët jemi në negociata edhe këto gjëra shumë shpejt do të bëhen publike”, shprehet trajneri Arbnor Morina./rajonipress/