RCCOLA

Gjilani ka vendosur flamujt e Francës në shënim të Ditës Kombëtare të tyre e jo në përkrahje përballë Kroacisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit sqaron opinionin publik se me vendosja e flamujve francez në qendër të qytetit nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me përkrahje për kombëtaren e Francës në finalen e botërorit përballë Kroacisë, por në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, e cila është vendosur të bëhet të shtunën sipas kalendarit të Komunës.

Komuna njofton opinionin se të dielën do të hiqen flamujt e shtetit francez, derisa nën organizimin e kryetarit Haziri, qytetarët do të mund ta shohin finalen e Botërorit përmes një projektori gjigant në sheshin “Agim Ramadani”.

UBT

Përndryshe, në kuadër të Muajit të Mërgatës, Komuna e Gjilanit, më 21 korrik, shënon Ditën Kombëtare të Belgjikës. /rajonipress/