Fundamenti

Gjilani ka tri projekte të gatshme për aplikim në Fondin Kombëtar të Efiçiencës së Energjisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim pune Admir Shalën nga Fondi Kombëtar i Efiçiencës së Energjisë, ku është diskutuar lansimi i masave të marra në nivel të Kosovës, për çka është konfirmuar se Komuna e Gjilanit do të aplikojë me projekte konkrete për investim në fushën e efiçiencës.

Në deklaratën për media, drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Valbona Tahiri, ka thënë se Komuna e Gjilanit është informuar për masat që ka ndërmarrë në nivel të vendit Fondi Kombëtar i Efiçiencës së Energjisë dhe Gjilani bazuar në planin komunal të veprimit për efiçiencë që është miratuar vitin e kaluar në Kuvendin e Komunës.

“Komuna e Gjilanit do t’i dorëzojë projektet e efiçiencës për tri shkolla që janë pjesë e këtij plani dhe gjithashtu edhe me ndriçimin publik. Kushtet janë shumë të favorshme dhe ky fond është krijuar nga Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe Qeveria e Kosovës dhe afati për aplikim është deri më 30 qershor. Komuna e Gjilanit që edhe më tutje të ul shpenzimet duke rritur kursimin, në mënyrë që kursimet të shndërrohen në projekte për qytetarët”, ka thënë Tahiri, pas takimit.

Hidromorava

Ndërsa, drejtori Ekzekutiv i Fondit Kombëtar të Efiçiencës së Energjisë, Admir Shala, ka njoftuar se këto vizita nëpër komuna janë me qëllim të inkurajimit të dorëzimit të projekteve për të orientuar sa më shumë angazhimin dhe përkushtimin në efiçeincë të energjisë.

“Inkurajojmë të gjitha institucionet në nivelin lokal që të aplikojnë në këto fonde të cilat janë mjete të Bashkimit Evropian, Bankës Botërore dhe Qeverisë së Kosovës. Është target i përbashkët që sa më shumë shkollat, institucionet shëndetësore dhe komunale, t’i kemi efiçiente. Është mirë që Gjilani ka konfirmuar sot në takim të përbashkët që ka tre projekte të gatshme për aplikim”, ka deklaruar Shala./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.