Mobi Casa

Gjilani ka qenë dhe mbetet shtylla kryesore e AKR-së

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ibrahim Makolli nënkryetar i AKR-së duke folur para të rinjve të këtij subjekti politik në Gjilan tha se Gjilani ka qenë dhe është shtylla kryesore e AKR-së. Makolli tha se është e patolerueshme që të rinjtë po e braktisnin vendin. Ne kemi përgjegjësi që atyre tu krijojmë kushte e rrethana që ta duan dhe ndërtojnë shtetin e tyre tha Makolli në Gjilan.

Në Kuvendin e tretë (III) të rregullt zgjedhor të Forumit të Rinisë së AKR-së merrnin pjesë shumë të rinj të këtij subjekti politik. Madje pati edhe aderime të shumta nga Zhegra që kanë qenë pjesë e PDK-së dhe LDK-së e që kanë kaluar në AKR.

Punimet e këtij kuvendi i ka përshëndetur edhe Ibrahim Makolli nënkryetar i AKR-së në nivel qendror. Makolli tha se fuqia e një partie politike matet me sukseset dhe rininë që e ka pas vetës.”Me këtë numër të madh që po shoh sot në sallë tregon qartë se Gjilani ka qenë dhe është shtylla kryesore e AKR-së” tha ai.

Makolli tha se rinia në çdo shoqëri është promotor i shumë zhvillimeve kombëtare.”Rinia edhe sot duhet të jetë promotor i ngjarjeve të mëdha. AKR-ja e ka avancuar demokracinë e brendshme sepse ju sot mund të përcaktoheni për prijësin tuaj më të mirë. Nga këto premisa rinia sot ka për detyrë që ta zhvillojë vendin”.

Makolli tha se të gjithë duhet të besojmë në forcën e AKR-së sepse ky subjekt politik kaherë i ka vendosur kahet e zhvillimit të Kosovës.”Megjithatë është e pa tolerueshme që të rinjtë po largohen nga Kosova. Ne si shtet , si institucione kemi obligim që të rinjve tu krijojmë kushte në mënyrë që ata mos ta braktisin vendin. Unë jam i sigurt se me programin e mirë që ka pasur AKR-ja ndaj kërkesave të të rinjve kemi qenë model dhe u kemi dhënë leksione dhe të tjerëve” tha Makolli.

RCCOLA

Kurse Omer Daku kryetar i degës së AKR-së në Gjilan tha se zgjedhjet lokale janë në prag dhe nga fuqia që po tregohet sot mund të thuhet se AKR-ja është bërë gati.”Ne kemi fuqi, kemi potencial për të punuar dhe avancuar të mirën institucionale në Gjilan. Në dy mandatet e fundit në Gjilan, AKR-ja ishte shembull, madje edhe në trajtimin e të rinjve. AKR-ja në Gjilan sërish është gati të marrë përgjegjësi dhe të qeverisë me Gjilanin” tha Daku.

Blerton Ajeti nga kryesia qendrore e Forumit të Rinisë së AKR-së tha se për AKR rinia është zemra e saj.”Rinia duhet të fuqizohet më shumë sepse AKR-ja ka fat që ka një rini të mrekullueshme”.

Ndërkaq për punën e deritanishme të Forumit të Rinisë së AKR-së foli Gzim Kllokoqi i cili tha se AKR-ja në Gjilan ka qenë vatër e politikanëve të rinj.

Kuvendi po vazhdon punimet derisa delegatët e saj pritet të zgjedhin në mes të dy kandidaturave të shpallura Fitim Sylejmanin dhe Arianit Ibrahimin të zgjedhin prijësin e tyre.

Ndryshe në ketë kuvend ishin edhe 20 të rinj nga Zhegra që kishin ardh nga partitë e ndryshme në veçanti nga PDK-ja dhe LDK-ja. Fatgzim Ajvazi tha se ka kaluar në AKR sepse PDK-ja nuk kishte lënë hapësirë për të promovuar të rinjtë./rajonipress/