ARKATANA

Gjilani ka qenë dhe mbetet përherë vatër e nacionalizmit dhe patriotizmit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Ballit Kombëtar Selmon Berisha gjatë qëndrimit të tij në Gjilan ka aprovuar listën e kandidatëve për këshilltar komunal dhe ka thënë se Gjilani ka qenë dhe mbetet përherë një vatër e nacionalizmit dhe patriotizmit. Mustafë Jonuzi nënkryetar i Ballit Kombëtar dega në Gjilan tha për rajonipress se ata synojnë që të jenë të përfaqësuar institucionalisht dhe synim kanë mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe atdhetare.

Në një takim që kanë pasur drejtuesit e Ballit Kombëtar në Prishtinë Selman Berisha dhe Xhemail Murati – Tupalla , me degën e Ballit Kombëtar në Gjilan janë prezantuar të gjithë kandidatët e këtij subjekti politik për këshilltar komunal dhe është aprovuar lista dhe janë caktuar vëzhguesit dhe komesionerët.

Selmon Berisha pasi ka prezantuar kandidatët ka thënë se Gjilani meriton të ketë këshilltar komunal nga radhët e Ballit Kombëtar. “Ne kemi njerëz të dëshmuar, patriot të vërtet dhe të guximshëm. Jo rastësisht Gjilani ka qenë dhe mbetet gjithherë vatër e nacionalizmit dhe patriotizmit” ka thënë Berisha.

ARKATANA

Kurse, Mustafë Jonuzi nënkryetar i Ballit Kombëtar dega në Gjilan ( foto) tha për rajonipress se aprovimi i listës për këshilltarët komunal është bërë në mënyrë unanime. “Vërtet e kemi një ekip të mirë të kandidatëve dhe ne jemi të interesuar që të kemi përfaqësuesit tanë në institucionet komunale dhe synojmë që aty ku duhet të mbrojmë vlerat kombëtare dhe atdhetare”.

Jonuzi tha se Balli Kombëtar në Gjilan është organizuar mirë dhe tani ka caktuar edhe vëzhguesit dhe komisionerët e vet.”E kemi rastin e mirë që t`i fitojmë disa mandate dhe kërkojmë mbështetjen e gjilanasve sepse Balli Kombëtarë meriton ta ketë zërin e vet të fuqishëm në skenën politike gjilanase” tha Jonuzi.

Në këtë takim unanimisht është zgjedhur edhe Vigan Musliu kryetar i Forumit Rinor të Ballit Kombëtarë në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.