Eko Higjiena

Gjilani ka një infrastrukturë të degraduar, Haziri thotë se parashihen investime milionëshe

/ 7 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka trashëguar një infrastrukturë të degraduar dhe të dëmtuar dhe për këtë arsye duhen mjete të shumta financiare për të rregulluar rrugët në qytet e fshatra, për të përmirësuar ujërat nëntokësor, për të pasur kanalizime moderne, ujë të mjaftueshëm për pije. Të gjitha këto projekte kapitale shpresojmë t`i realizojmë dhe t`i investojmë në dobi të qytetarëve gjilanas, duke përfshirë edhe fshatrat tha Lutfi Haziri të hënën në një debat ballafaques me qytetar, përfaqësues të fshatrave, shoqërinë civile dhe mediet.

Organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” të hënën kryetari i komunës Lutfi Haziri ka pasur mundësi të hapur të flas, debatoj dhe të shoh shqetësimet e qytetarëve, përfaqësuesve të fshatrave për investimet që pritet të ndodhin.

Debati i së hënës i titulluar ”Ç`farë pritet të përfitojë nga projektet infrastrukturore Gjilani në vitin 2016”, ka nxjerr në shesh nevojën që ka Gjilani dhe Anamorava për të investuar mjete financiare milionëshe për të pasur një ambient rrugor të standardeve evropiane.

Lutfi Haziri derisa ka folur për investime dhe sfidat që po e persin komunën e Gjilanit në këtë fushë tha se fatkeqësisht si qytet kemi trashëguar një infrastrukturë të degraduar dhe dëmtuar. “Projektet rrugore që pritet të jenë prioritet dhe të nisen për punime përfshijnë hyrjet e Prishtinës, Bujanocit dhe Ferizajit, duke pasur parasysh këtu se do të ketë edhe një lidhje me Preshevën” tha Haziri.

Haziri tha se donator i këtyre projekteve kapitale do të jetë Ministria e Infrastrukturës dhe Banka për zhvillim, derisa po punohet që edhe në fshatrat kufitare të ketë investime dhe hapje të pikëkalimeve kufitare në Dobrosin. Gjithashtu Haziri ka përmendur edhe investimet që pritet të ndodhin në Stublinë, Kokaj e Sllubicë.

Haziri tha se një rrugë që ka merituar tretman të drejtë është ajo Malishevë – Pograxhë e cila veçse ka filluar të sanohet. “Ne po e shërojmë sëmundjen, pra po i sanojmë këto rrugë fillimisht për të pasur mundësi që më vonë të asfaltohen me kualitete të larta.

Ndërkaq duke folur për projektet e brendshme që përfshijnë ujësjellës, kanalizime, trotuare, rrugë e rrugica si në qytet e fshatra Haziri tha se po punohet në projektet nëntokësore, ujërat atmosferik që janë breng e madhe për Gjilanin. “Vazhdon të mbetet problem lumi “Mirusha” ku kam kërkuar revidim të projektit sepse ka pasur mangësi nga qeverisja e kaluar. Ne nuk mund të japim mjete për shpronësime pa mbulesë. Gjithashtu edhe Stanishorka do të punohet derisa pritet të vendoset impianti që është i kushtueshëm. Megjithatë për këto projekte janë siguruar rreth 1. 2 milion euro nga shteti austriak që do të investohen në tri vitet e ardhshme”.

Haziri ndërkaq ka dhënë një detaj interesant. “I kemi plotë 26 milion euro që realisht është investimi më i madh në Gjilan në 17 vitet e fundit” .

Kurse qytetarët secili nga këndi i tyre kanë shprehur shqetësimet që lidhen me jetën infrastrukturore në qytet e fshatra.

Uji Dea

Demir Krasniqi ka shprehur brengën e Lumit Mirusha, derisa Shemsedin Elezi përfaqësues nga fshati Zhegër tha se projektet e komunës janë impresive dhe vërtet na kanë kthyer buzëqeshjen.

Shefket Bajrami nga Çeliku dha vërejtje se rruga e tyre dy kilometërshe nuk është asfaltuar asnjëherë. “Asnjë zyrtar komunal nuk e ka vizituar deri tashti fshatin Çelik. Si ta zhvillojmë turizmin kur nuk kemi përkrahje nga komuna” u shpreh ai.

Edhe Adem Rashiti përfaqësues i fshatit Malishevë tha se ky fshat nuk e ka përfituar asnjë investim nga kjo qeverisje.

Ramiz Isufi nga fshati Uglar tha se ky fshat është anashkaluar. “Kemi mbetur mbrapa si fshat sepse komuna nuk ka investuar asnjë cent tek ne” tha ai.

Hekuran Aliu nga KCIC tha se Gjilani ka probleme me menaxhimin e projekteve dhe cilësinë e tyre, meqë ato po përshkruhen me defekte të shumta.

Qamil Rexhepi nga Pograxha ka përgëzuar Lutfi Hazirin për përkushtimin e tij që ka treguar me fillimin e punimeve në rrugën Pograxhë – Malishevë derisa ka kërkuar që edhe ujësjellësi të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Lutfi Haziri duke ju përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve tha se ka larë borxhe rreth 3.2 milion euro.”Përkundër kësaj ne po bëjmë çmos që të investojmë në çdo cep të Gjilanit. Nuk do ta harrojmë as Stanqiqin, Dunavin, Selishtën, Shurdhanin, Përlepnicën, Kmetocin, Stublinën, Malishevën, Verbicën, Dobërqanin. Me një fjalë të gjithë do të jenë përfitues dhe ne do të bëjmë një balancë të investimeve” tha Haziri.

Ndryshe, Haziri ka dhënë vërejtje për operatorët ekonomik të cilët disa nga ata nuk i kryejnë obligimet që parasheh kontrata. “Po ballafaqohemi me operator jo serioz dhe po na duhet përkundër dëshirës të sjellim operator jashtë Gjilanit” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.