United Hospital

Gjilani ka nisur zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve, gjendja e grurit më e mire se sa pritshmëritë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit ka nisur fushata e korrje – shirjes së grurit ku për shkak të kushteve jo të favorshme në stinën e vjeshtës, këtë vit në Gjilan ka më pak se përherë hapësirë të mbjellur me kulturën e drithërave të bardha.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se përkundër që ka më pak hapësirë të mbjellur me kulturën e drithërave të bardha e posaçërisht me kulturën e grurit, gjendja e grurit është e mirë dhe planifikohet që Brenda 10 ditë deri në dy javë e gjithë hapësira e mbjellur në Gjilan do të korret.

“Kemi filluar fushatën në mënyrë simbolike në fshatin Livoç i Ulët dhe shpresojmë që nga 10 deri në 15 ditë do të bëhet korrja e gjitha sipërfaqeve të grurit. Sipas njoftimeve profesionale nga Drejtoria e Bujqësisë dhe komisioni për monitorimin e korrje-shirjeve konfirmohet se gjendja e grurit është e mirë dhe me rendimente më të mira se sa kemi pritur. Gjendja është shumë më premtuese, sepse nga pamja vizuele nëpër ngastra të ndryshme shihet një gjendje jashtëzakonisht e mirë e grurit”, ka thënë ai.

Ramadani ka konfirmuar se fushata është hapur në koordinim me ekspertët dhe komisionin komunal, i cili ka vlerësuar se gruri tashmë është i pjekur dhe i gatshëm për tu dërguar në pikat grumbulluese të cilat janë aktive dhe kanë kapacitete të mjaftueshme për pranimin e gjithë sasisë së grurit.

Fundamenti

“Pas vlerësimit se janë krijuar të gjitha kushtet dhe është bërë pjekja teknologjike e grurin, e fillojmë zyrtarisht fushatën. Këtë vit i kemi mbi dy mijë e 100 hektarë me grurë, 80 hektar me elb dhe një sasi të vogël prej 30 hektarëve me tërshërë. Në këtë fushatë janë të përgatitur 61 autokombajna dhe gjendja e tyre është në rregull.

Drejtori ka kërkuar nga autokombajnerët që ti përmbahen çmimit për korrjen e grurit i cili është caktuar në shumën prej 100 eurove për hektar dhe njëkohësisht ka apeluar që të shfrytëzojnë mundësinë e furnizimit me naftë nga dy pikat Hib Petrol dhe Shell Kosova të cilët kanë ofruar një zbritje simbolike për fermerët në bazë të memorandumit me Komunën e Gjilanit.

Gjithashtu Ramadani ka kërkuar që të ketë kujdes të shtuar dhe të mos bëhet ndezja e hamulloreve sepse është dëmshme për vet tokën dhe njëkohësisht është e sanksionueshme me ligj.

Drejtori Ramadani ka bartur mesazhin e kryetarit Haziri për një fushatë të suksesshme dhe të bereqetshme duke konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gjilanit për fermerët në përgjithësi në mënyrë që të punohet sa më shumë toka e cila ka kapacitete të lartë të prodhimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.