UBT

Gjilani ka nevojë për më shumë hapësira të banimit social

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS) u ka dhënë përkrahje kërkesave të Qendrës Sociale për krijimin e një fondi emergjent për raste sociale, pajisjen me një automjet të terrenit si dhe ka rekomanduar shikimin e mundësive për ndërtimin e një shtëpie për pleq, pasi që shtëpia e pleqve në Prishtinë nuk ka kapacitete për t`i pranuar të gjitha rastet.

Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale, tha se numri i familjeve që marrin ndihmë sociale, sillet prej 1.150 deri në 1.200.

Ai ka thënë se sfidat me të cilat përballet Qendra, nuk janë të pakta, duke filluar nga mbrojtja e fëmijëve pa kujdes prindëror, fëmijët me sjellje asociale dhe ata në konflikt me ligjin, fëmijët lëmoshë-kërkues dhe ata të abuzuar, dhuna në familje, trafikimi, krimet seksuale dhe prostitucioni, familjet që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar dhe të tjera.

Agron Leka (PDK), pajtohet se një shtëpi e pleqve është shumë e nevojshme për Anamoravë.

Eco Higjiena

Rritjen e kapaciteteve të banimit social e vlerëson të nevojshëm edhe Jashar Jashari (LDK), pasi që dy objektet ekzistuese, nuk i plotësojnë nevojat. Veton Uka (AAK), thotë se në asistencë sociale ka edhe shfrytëzues që nuk meritojnë.

Punëtorët socialë nuk e përjashtojnë mundësinë që jashtë listës së përfituesve të kenë ngelur familje që kanë nevojë, por thonë se fajtorë për këtë janë kriteret e MPMS-së, që e heqin familjen posa fëmija i saj t`i mbush 5-vjeç.

Sami Ahmeti (LDK), zyrtar në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, thotë se gjendjen e kanë rënduar të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës. Sipas tij, shumica e shfrytëzuesve të skemës sociale janë nga kjo pjesë.

Imet Rrahmani, kryetar i Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, thotë se Komuna e Gjilanit i ka alokuar 100 mijë euro për nevojat sociale. Dyshimet mbi përfituesit e ndihmave sociale, ku siç thuhet mund të ketë edhe të tillë që nuk meritojnë, ai i quan perceptime të qytetarëve, kurse i jep mbështetje të fortë kërkesës për ndërtimin e një shtëpie të pleqve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.