HW

Gjilani ka mbetur sot pa veprimtarin e madh, Shyqeri Leci

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Leci nga Gjilani, me rastin e vdekjes së Shyqeri Lecit, njëherit ka potencuar se Gjilani ka humbur një veprimtarë të madh të humanizmit, atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj familjes e shoqërisë.

Ja telegrami i plotë dërguar familjes Leci:

FIDANISHTJA

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe veprimtarit të madh të Gjilanit dhe Kosovës, Shyqeri Leci. Shyqen, çdo herë do ta kujtojmë si njeri të urtë dhe të përkushtuar ndaj familjes dhe vendit, e duke e njohur si shembull, sot asgjë nuk mund të mbush zbrazëtirën e humbjes së tij, por lutem që ai me veprat e tij të mira të jetë kujtim i mirë për gjithsecilin që e ka njohur. Familje e nderuar Leci, miq dhe shokë të Shyqës, në këto momente të rënda kur vendi po ballafaqohet me pandeminë e në pamundësi të vizitës, në emrin tim dhe qytetarëve të Gjilanit, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen e madhe që keni”, thotë në telegramin e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.